Brazil 2-0 Mexico




Amaterët e Tahitit kundër një gjiganti si Spanja !



Gjganti spanjoll, përfaqësuesja më e mirë në botë do të përballet nesër me njëren nga përfaqësueset më të dobta në botë, amaterat.Tahiti u turpërua nga Nigeria në ndeshjen e parë duke humbur me rezultat 6 me 1, por nga Spanja qfarë do të ndodh.Në skuadrën e Tahitit vetëm një është futbollist, madje edhe ai luan në një skuadër tejet amatore. 8 futbollistë janë të papunë, dy nga ta janë mësues, disa mirren me turizëm jëri është alpinist. Se a do ti shohim 15 gola në këtë ndeshje pritet ta shohim.

Shqiptarja që përkujdeset për Lewandowskin e të tjerët !


Eshtë Lavdije Murati, shqiptarja që kryen punën e pedikyristes te skuadra nënkampione e Evropës Burusia Dortmund. Mënyra se si Lavdija u punësua te Dortmund ishte interesante,trasnemton lokalkompass.Nëse lojtarët e Borusia Dortmund kanë problem me shputat e këmbëve, këtë problem e zgjidhjë një pedikyriste Lavdija.
“Një lojtar i Borussias ishte klient në studion e kozmetikës ku punoja unë. Ai më tha se në BVB po kërkonin dikë të këtij profesioni dhe unë u lajmërova atje ku edhe më pranuan.Përkujdesem që zakonisht kur lojtarët kanë probleme me shputa, unë të bëjë punën time si ështe” tha Lavdije Murati.

Arsenali ben gati 30 milion Euro per Higuain !



Gonzalo Higuain mund ta vazhdojë karrierën në Emirates Stadium pasi Arsenali është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për shërbimet e tij.

Topçinjtë dhe Juventusi e kërkojnë me ngulm sulmuesin e Real Madridit, mirëpo klubi nuk pranon ta shesë atë pa pranuar një ofertë të majme.
Zonja e Vjetër ka bërë gati një ofertë prej 22 milionë eurosh për argjentinasin, por duket se Arsene Wenger ka vendosur të paguajë më shumë.

Megjithatë, një pjesë e vendimit do t’i takojë lojtarit, i cili duhet të zgjedhë nëse dëshiron të kalojë te një klub që nuk ka fituar trofe qe shumë vite

Edhe nje lojtar tjeter mysliman kercenon se do te largohet !


Newcastle United është paralajmëruar për të biseduar edhe një herë marrëveshjen me bankën kreditore "Wonga" emrin e të cilës do të mbajë në fanelë.
Pasi Papis Cisse tha se nuk do të veshë këtë fanelë me emrin e sponzorit të kësaj banke, tani edhe Tiote e ka paralajmëruar skuadrën e Newcastle.
Tiote ka thënë se në skuadër janë disa lojtarë musliman dhe se skuadra duhet të ketë parasysh se feja e tyre nuk e lejon këtë gjë sepse kredia është e ndaluar me Ligjin e Sheriatit.
Madje lojtarët musliman të Newcastle kanë thënë se në rast se nuk arritet ndonjë marrëveshje për këtë, ata edhe mund të largohen nga skuadra

Andrea Pirlo Amazing Free Kick Goal vs Mexico 16/06/2013

Luis Suarez Amazing Free Kick Goal vs Spain 17/06/2013