Milan ka nostalgji për Kaka sërish



Braziliani Kaka që vjen pas disa sezonesh në hije në radhët e Realit të Madridit, vazhdon të jetë në mendimet e Milanit dhe në vecanti të presidentit Silvio Berlusconi. Numri një i kuqezinjëve dëshiron ta rikthejë në Milanello por duhet të bëjë mirë llogaritë, pasi përvecse me Perez edhe lojtari përpara se të vendosi për të ardhmen e tij dëshiron te njohë emrin e trajnerit të ri të Realit të Madridit. Në rast se Carlo Ancelotti do të firmosë me të vërtetë me merengues atëherë Kaka do të mundohet të qëndrojë në Madrid tje ku do të ketë mundësi të punojë me një prejt trajnerëve të tij të vjetër. Në rast se transferimi i Ancelottit në Madrid dështon atëherë vetë sulmuesi brazilian do të kërkojë të shitet në mënyrë që të mos humbasë rastin për të fituar një vënd në përfaqësuesen e Brazilit për Botërorin e 2014-tës. Kaka që është edhe një nga të preferuarit e presidentit Perez ka luajtur 85 ndeshje me Realin e Madridit duke shënuar 23 gola.