Super goli nga super talenti francez
Alexandre Coeff, është super talenti i Francë Under 20, është autori i një supergoli në ndeshjen përballë bashkëmoshatarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas një krosimi në zonë, Coeff arriti të çojë topin në rrjetë pas një “goditje akrep” duke lënë të shtangur si mbrojtësit amerikan ashtu edhe portierin që nuk mundi të bënte asgjë.
Balotelli u fotografua duke shitur drogë?!
“Balotelli ka shpërndarë drogë për shaka”. Kjo ka qënë deklarata bombë e lëshuar nga një i penduar i drejtësisë italiane. Sulmuesi i Milan ka qënë i përfshirë në një hetim të Prokurorisë së Napolit për shkak të vizitës së tij në lagjen famëkeqe Scampia ku është takur me disa bosë të mafies italiane gjatë kohës kur luante për Manchester City-n.
Gjatë ksëaj vizite, Balotelli u fotografua teksa shiste drogë (thjesht për lojë), ka thënë i penduari, raporton Ansa.
Bayern tashmë skuadra më e pasur me 860 milion $
Skuadra fituese e Champions League është vlerësuar nga kompania britanike “Brand Finance” si më e çmuara. Kampioni i Gjermanisë dhe i Europës, Bayern Munche, pas triumfit të fundit në Europë, është ngjitur në vendin e parë në listën e ekipeve më të pasura. Vlera e gjigantit bavarez, i cili ka hequr nga vendi i parë skuadrën e Manchester United, është vlerësuar me 860 milionë dollarë. Në vendin e dytë renditen United, i cili vlen 837 milionë dollarë, i treti Real Madridi (621 milionë dollarë), ndërsa e katërta është Barcelona (572 milionë). Në rënditje vazhdohet me Chelsea, Arsenal, Liverpool, Manchester City, Milan dhe Borussia Dortmund. Siç shikohet, në top-listën prej 10 skuadrave, është vetëm një skuadër italiane.
‘Çmenduria’ Neymar
Ylli brazilian Neymar tashmë është futbollist i Barcelonës dhe fundjavën që lamë pas luajti edhe ndeshjen e lamtumirës me Santos ku nuk mugnuan as lotët. Por në stërvitjen e tij të fundit me klubin brazilian, braziliani ka patur një ide të veçantë: ka filmuar stëvitjen e skuadrës me një kamerë të vendosur mbi kokë.Rezultatet e imazheve janë spektakolare megjithëse dëgjohen dhe shikohen njaft qartë rënkimet e 21-vjeçarit.
Rivalët e përbetuar, sërish përballë njëri-tjetrit
Rivalët e përbetuar, Pep Guardiola dhe Jose Mourinho, do të përballen sërish me njëri-tjetrin, kësaj radhe në Superkupën evropiane.
Trajneri spanjoll do ta drejtojë Bayern Munichun nga sezonin i ardhshëm, ndërsa trajneri portugez sipas të gjitha gjasave do ta marrë timonin e Chelseat.
Trajneri spanjoll do ta drejtojë Bayern Munichun nga sezonin i ardhshëm, ndërsa trajneri portugez sipas të gjitha gjasave do ta marrë timonin e Chelseat.
Fituesi i Ligës së Kampionëve (Bayern Munich) do të luajë ndaj fituesit të Europa League (Chelsea) më 30 gusht në Eden Arena të Pragës, në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e UEFA-s.
Kjo do të thotë se ndeshja e parë zyrtare e dy trajnerëve, të cilët rivalizonin njëri-tjetrin kur drejtonin Barcelonën dhe Real Madridin, do të jetë pikërisht përballë njëri-tjetrit.
Majlinda i ngriti ne kembe ruset
Zëri i Kosovës u ndie edhe në Rusi. Majlinda Kelmendi e fitoi medaljen e artë në turneun ‘World Masters’ në qytetin Tyumen, duke bërë që rusët të ngriten në këmbë, në shenjë respekti për himnin e Kosovës. Trajneri Driton Kuka u ndie mirë për këtë fakt, ndërsa shtoi se ky ishte njëri prej sukseseve më të mëdha në karrierë të xhudistes pejane.
Majlinda Kelmendi e regjistroi dje një tjetër rezultat të rëndësishëm të karrierës së saj, duke triumfuar në turneun ‘World Masters’, pasi e fitoi medaljen e parë të artë.
Por, ajo që ishte me rëndësi ishte se xhudistja kosovare festoi pikërisht në Rusi, ku edhe u intonua himni i Republikës së Kosovës.
Trajneri Driton Kuka thotë se kjo ishte një ndjenjë e veçantë, duke e pasur parasysh se shikuesit e përshëndetën xhudisten pejane, edhe pse vjen nga një vend që shteti i tyre nuk e njeh.
“Ishin ndjenja të veçanta që në Rusi e ngritëm në këmbë një publik, në një garë të këtij niveli”, theksoi për Express trajneri pejan.
Kjo ishte hera e parë që fituesja e medaljes së bronztë në Evropianin e fundit, e fiton një medalje në një turne ‘World Masters’, i cili është më i rëndësishëm se evenimentet Grand-Prix dhe më i rëndësishmi sivjet.
“Masters ka konkurrencë të fortë, pasi aty marrin pjesë 16 më të mirat e botës dhe për këtë quhet ‘The best of dhe best’. Synim yni ka qenë një medalje në turnetë Masters, pasi na mungonte, sepse dy herë kemi përfunduar garat në vendin e pestë. Kënaqësia ime dhe e Majlindës është se ky sukses u arrit mu në Rusi”, shtoi Kuka.
Ai tregoi se Majlinda do të pushojë paksa, para se t’i fillojë përgatitjet për Botëror, që do të mbahet në Rio De Janeiro të Brazilit, në fund të muajit gusht.
Majlinda ka fituar medalje në të gjitha kompeticionet e rëndësishme, pos në Botëror dhe Olimpiadë. Nëse vazhdon me ritëm të njëjtë, ajo mund të kap medalje edhe në këto evenimente.
Top 10 golashenuesit e Champions Leagues
10. Alessandro Del Piero - 42 goals
9. Filippo Inzaghi - 46 goals8. Eusebio - 47 goals
7. Andriy Shevchenko - 48 goals
6. Alfredo Di Stefano - 49 goals5. Thierry Henry - 50 goals
4. Cristiano Ronaldo - 50 goals
3. Ruud van Nistelrooy - 56 goals
2. Lionel Messi - 59 goals
1. Raul - 71 goals
Huqje e madhe nga Neymar!
Disa mendojnë se Neymar mund të bëhet më i mirë se Lionel Messi dhe disa të tjerë e konsiderojnë futbollist shumë të mirë, por jo një fenomen. Ndeshja e natës së shkuar, e vlefshme për Copa do Brasil (e përfunduar 0-0) i jep të drejtë këtyre të fundit. Gjatë sfidës kundër Joinville, sulmuesi brazilian i Santosit e ka bërë një gafë që lojtarëve të kalibrit të tij nuk i falet. Teksa ishte brenda zone dhe në një pozicion shumë të mirë për të shënuar, Neymar e huq topin të tërin dhe ky rast shkon në pa kthim.
Elefanti e parasheh fitoren e Dortmundit(Video)
Borussia Dortmundi do ta fitojë Ligën e Kampionëve. Ky të paktën është parashikimi i një elefanti në një kopsht zoologjik në Leipzig të Gjermanisë, tri ditë para finales së madhe të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut. Elefanti i quajtur Baru, e qëlloi dy herë portën e gjigantit bavarez dhe një herë atë të klubit verdh e zi, që nënkupton se parashikoi fitore prej 2:1 për Borussian, shkruan uebfaqja gjermane sport.de. Së fundmi, elefanti tjetër në Gjermani, Nelly, e kishte parashikuar finalen e Bayern Munichut prej 2:1. Sido që të jetë, mbetet të shihet se cili do të jetë fituesi, në finalen e Wembleyt, që do të zhvillohet të shtunën mbrëma.
Lojtarët e Juves ishin dopinguar në finalen e 96-ës?
Futbollistët e Juventusit kanë marrë doping të llojit EPO para finales së Champions League kundër Ajax në vitin 1996. “NOS”, Enti holandez për transmetimet, raporton lajmin “bombë” të bazuar në kërkimin e dy shkencëtarëve italianë, Giuseppe D’Onofrio dhe Alessandro Donatti.
Shkencëtarët kanë arritur të gjejnë shenja dopingu gjatë kërkimeve në klubin torinez në vitin 1998 dhe të dielën priten të publikohen të gjitha dokumentet e zbuluar. Finalja e Champions ’96 u fitua nga Juventus pas goditjeve të penalltive me rezultatin 4-2, ndërkohë koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1
Statistikat e lojtareve te La Liges per sezonin 2012/2013
-->
Portieri me i mire Willy Caballero (Malaga)
Mbrojtesi me i mire Sergio Ramos (Real Madrid)
Lojtari me i keq Jose Callejon ( Real Madrid)
Transferi me i keq Alex Song ( Barcelona)
Transferi me i mire Aritz Aduriz(Nga Valencia ne Athletico Bilbao)
Trajneri me i mire Diego Simeone (Atletico Madrid)
Sulmuesi me i mire Lionel Messi (Barcelona)
Mesfushori me i mire Andres Iniesta ( Barcelona)
Lojtari me i mire Lionel Messi (Barcelona)
Lojtari me i mire nen 21 vjec Raphael Varane ( Real Madrid)
Mbrojtesi me i mire Sergio Ramos (Real Madrid)
Lojtari me i keq Jose Callejon ( Real Madrid)
Transferi me i keq Alex Song ( Barcelona)
Transferi me i mire Aritz Aduriz(Nga Valencia ne Athletico Bilbao)
Trajneri me i mire Diego Simeone (Atletico Madrid)
Sulmuesi me i mire Lionel Messi (Barcelona)
Mesfushori me i mire Andres Iniesta ( Barcelona)
Lojtari me i mire Lionel Messi (Barcelona)
Lojtari me i mire nen 21 vjec Raphael Varane ( Real Madrid)
Hummels refuzon Barcelonën
Qëndërmbrojtësi i Borussia dhe kombëtares gjermane, Mats Hummels, nuk do t’i bashkohet shokëve të tij të skuadrës Gotze-Lewandowski, që do të largohen nga klubi finalist i Champions League në fund të sezonit. ”Unë do të vazhdoj tek Dortmundi pavarësisht asaj që do të ndodhë. Do të jem edhe të paktën një sezon. Ju garantoj se finalja nuk do të jetë ndeshja e fundit me skuadrën”, tha të martën Hummels për revistën “Kicker”. Në këto fjalë, Hummels i jep fund spekulimeve që përflisnin një kalim të tij të mundshëm në radhët e Barcelonës, klubit spanjoll që sheh tek 23-vjeçarin si zëvendësuesin ideal të kapitenit Puyol. Nëse oferta në rangun e 25-30 milionë eurove për Hummels do të refuzohet edhe nga nënkampionët e Gjermanisë, atëherë Barça pritet të përqendrohet tek emra si Thiago Silva, David Luiz, Kompany ose Vermaelen.
Gol spektakolar nga Gobbi
Massimo Gobbi, futbollist i Parmës, e ka realizuar njërin prej golave më të bukur të vitit në Serie A në duel me Palermon, në ndeshjen e zhvilluar fundjavën që shkoi. Futbollisti italian e mori një top nga gjuajtja e lirë e një bashkëlojtari, duke realizuar gol spektakolar në stilin volej. Shikojeni dhe shijojeni këtë gol fantastik të Gobbit.
Tifozët e Levskit e ‘kallin’ stadiumin
Tifozët e Levski Sofia e kanë ‘kallur’ stadiumin, pas fitores 1:0 ndaj liderit të ligës bullgare, Ludogorets. Tifozët e klubit nga kryeqyteti bullgar ndezën fishekzjarrë, duke e dhuruar një atmosferë të jashtëzakonshme dhe një spektakël në tribuna. Natyrisht, këto gjëra nuk janë të lejuara dhe Levski mund të gjobitet për veprimin e bërë nga tifozët e këtij klubit.
-->
-->
I ofendon tifozët, merr karton të kuq
Ky gjest i mesfushorit të Zenitit, Roman Shirokov ndaj tifozerisë kundërshtare është vlerësuar me karton të kuq nga gjyqtari i ndeshjes. Në përballjen mes Zenitit dhe Volgas, lojtari ka shënuar golin e 3-të në ndeshjen që përfundoi 3-1, por në vend që të festonte, ai ka reaguar ndaj provokimit të tifozerisë duke ia kthyer në të njëjtën monedhë
-->
-->
Bale qendron ne Tottenham !
-->
Tifozët e Tottenham kanë marrë një lajm shumë të mirë, një ditë pas zhgënjmit që nuk arritën të kualifikohen në Ligën e Kampionëve. Sipas gazetës "London Evening Standard", Bale edhe zyrtarisht e ka vazhduar kontratën me Tottenham.
Gazeta angleze ka siguruar për këtë marrëveshje sipas së cilës Bale do të fitoj 130 mijë funta në javë.
Presidenti i Tottenham, Daniel Levy thuhet se e ka bindur Balen për të qëndruar në skuadër menjëherë pas zhgënjimit për tu kualifikuar në Ligën e Kampionëve
Goli i vitit në Stamford Bridge shënohet nga vogëlushi Josh
-->
Topi është shumë i madh por kjo gjë nuk e ka penguar djalin e portierit të Chelseat, Ross Turnbull, për ta shënuar golin e parë në jetën e tij në Stamford Bridge teksa po festohej përfundimi i kampionatit. Ky është reagimi i tifozerisë pas shënimit të golit nga ana e Josh.
Çmenden nga gëzimi, mendojnë se ka barazuar Arsenali!
-->
Tifozët e Tottenhamit e patën një ditë të mërzitshme dje, pasi ekipi i tyre i zemrës nuk arriti të kualifikohej në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër. Mirëpo, ata e patën një gëzim të shkurtër, i cili në fund doli të ishte i kotë. Gjatë ndeshjes, në stadiumin Ëhite Hart Lane arriti lajmi se Newcastle e kishte barazuar rezultatin me Arsenalin, që nënkuptonte se Spurs do të shkonin në Champions.
Por, kjo ishte vetëm një shaka e ish pronarit të Tottenhamit, Sir Alan Sugar, i cili e kishte postuar në rrjetin social Twitter, ku kishte shkruar se në Newcastle ishte barazuar rezultati në 1:1. Natyrisht, zhgënjimi i tifozëve u shtua, pas këtij lajmi të rrejshëm.
Por, kjo ishte vetëm një shaka e ish pronarit të Tottenhamit, Sir Alan Sugar, i cili e kishte postuar në rrjetin social Twitter, ku kishte shkruar se në Newcastle ishte barazuar rezultati në 1:1. Natyrisht, zhgënjimi i tifozëve u shtua, pas këtij lajmi të rrejshëm.
JO Greqisë, PO Shqipërisë
-->
Ka përfunduar me fund pozitiv "telenovela" për Ergys Kaçen. Mesfushori 19-vjeçar i PAOK-ut ka vendosur të luajë për Shqipërinë, pas një dileme të gjatë dhe "presioni" nga ana e klubit e menaxherit për të zgjedhur Kombëtaren e Greqisë.
Lojtari ka pasur disa takime me drejtues e përfaqësues të Shqipërisë, por fillimisht nuk i ka pranuar ofertat e para për t’u grumbulluar.
Gjithsesi, në fund ai është dorëzuar para dëshirës për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi, duke pranuar ftesën e fundit për të qenë pjesë e Kombëtares për ndeshjen me Norvegjinë.
Burime pranë FSHF-së pranojnë se lojtari është i grumbulluar dhe se do jetë nën urdhrat e trajnerit De Biazi për sfidën e datës 7 qershor.
I dehur dhe i mbuluar me para në kazino, e përjashton Di Canio
Futbollistit Phil Bardsley i ka kushtuar me përjashtim nga ekipi, një fotografi e publikuar dje në mediat britanike. Në fakt, futbollisti britanik shihet në fotografi i dehur dhe i shtrirë në tokë, i mbuluar me monedhat që i kishte pasur me vete.
Ky fakt e ka mllefosur tej mase trajnerin Paolo Di Canio, që vendosi të mos e ftojë fare këtë futbollist, në ndeshjen e sotme ndaj Tottenhamit.
Hetemaj, ne shenjester te Fiorentines
-->
Përparim Hetemaj mund ta lë Chievon gjatë verës. Edhe vetë futbollisti kosovar muaj më parë thoshte se ka ardhur koha që ta bëjë hapin e radhës, duke luajtur në një skuadër më të madhe sesa ajo nga Verona.
E përditshmja italiane Corriere dello Sport shkruan se për përfaqësuesin finlandez, interesim së fundmi ka shfaqur Fiorentina.
Klubi Viola është në kërkim të përforcimit të mesfushës, ndërsa futbollisti luftarak kosovar shihet si një lojtar adekuat për ta pasuruar repartin defanziv, por edhe atë ofanziv, pasi siç dihet, futbollisti drenicas kontribuon në të dyja fazat.
Përpos Fiorentinës, interesim të kamotshëm për Hetemajn ka shfaqur edhe Lazio. Prandaj, e ardhmja e ish futbollistit të Twentes dhe AEK-ut mund të jetë e lidhur në njërën nga skuadrat, Viola ose Biancocelesti.
Arda Turan pret flokët në fund të ndeshjes Video
Para ndeshjes deklaroi se nëse fiton trofeun e Kupës së Mbretit, atëherë do të shkurtonte flokët dhe kështu ndodhi. Arda Turan tregon se është nga ata që e mbajnë fjalën para tifozëve dhe në “Santiago Bernabeu” kur të gjithë pas ndeshjes prisnin të fliste për gazetarët lojtari me flokë të dendura, për të dhënë intervistë u shfaq Turan në versionin tjetër me flokë të shkurtuara thuajse zero. Ai deklaroi se gjithmonë bën maksimumin për të mbajtur premtimet që bën ndërsa rrëfeu se pothuajse të gjithë lojtarët e Atleticos “punuan” me kokën e tij për t’ia shkurtuar flokët. Lidhur me të ardhmen e tij, mesfushori turk tha se ndihet si në shtëpi te bardhekuqtë dhe se ka ende 2 vjet të tjera në kontratën e tij.
Bayerni e huazon Shaqirin?
-->
Bayern Munichu mund ta huazojë Xherdan Shaqirin gjatë verës. E ardhmja e mesfushorit kosovar në gjigantin bavarez është vënë në dyshim, pas ndryshimeve që do të bëhen në shtabin teknik gjatë verës, ku vendin e Jupp Heynckesit do ta zë trajneri spanjoll Pep Guardiola. Uebfaqja zvicerane fussball.ch shkruan se mesfushori kosovar mund ta kalojë sezonin e ardhshëm në një klub tjetër të Bundesligës.
Gjithnjë sipas kësaj uebfaqeje, Borussia Monchengladbachu dhe Eintracht Frankfurti kanë shprehur interesim për 21 vjeçarin. Sigurisht, këto dy ekipe nuk e kanë mundësinë e blerjes përfundimtare të përfaqësuesit zviceran, por synojnë ta huazojnë për sezonin tjetër.
Shaqiri ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2016, por ai mund të dërgohet si huazim në një klub tjetër, për të fituar përvojë dhe për ta pasur mundësinë që të luajë në vazhdimësi, duke e pasur parasysh moshën e tij të re
Bayern Munichu mund ta huazojë Xherdan Shaqirin gjatë verës. E ardhmja e mesfushorit kosovar në gjigantin bavarez është vënë në dyshim, pas ndryshimeve që do të bëhen në shtabin teknik gjatë verës, ku vendin e Jupp Heynckesit do ta zë trajneri spanjoll Pep Guardiola. Uebfaqja zvicerane fussball.ch shkruan se mesfushori kosovar mund ta kalojë sezonin e ardhshëm në një klub tjetër të Bundesligës.
Gjithnjë sipas kësaj uebfaqeje, Borussia Monchengladbachu dhe Eintracht Frankfurti kanë shprehur interesim për 21 vjeçarin. Sigurisht, këto dy ekipe nuk e kanë mundësinë e blerjes përfundimtare të përfaqësuesit zviceran, por synojnë ta huazojnë për sezonin tjetër.
Shaqiri ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2016, por ai mund të dërgohet si huazim në një klub tjetër, për të fituar përvojë dhe për ta pasur mundësinë që të luajë në vazhdimësi, duke e pasur parasysh moshën e tij të re
Real Madrid – Atletico Madrid statistikat
-->
Derbi i Madridit njihet si një nga sfidat më të nxehta jo vetëm në Spanjë por edhe në Europë. Reali është skuadra dominuese në këtë përballje pasi statistikat tregojnë që në 152 ndeshje kampionati los blankos kanë 85 fitore ndaj 35 të rojiblankos. 32 janë sfidat e mbyllura në barazim. Fitorja e fundit e Atleticos në derbi është në sezonin 99-00 kur fitonte pikërisht në “Bernabeu” me rezultatin 3-1. Por në tetë ndeshjet e fundit në kampionat rojibloncos njohin vetëm humbje në derbi, madje nuk fitojnë prej 25 sfidash radhazi dhe në finalen e sotme frymëzimin e kërkojnë nga ky turne. Derbi i Madridit vjen për të pestën herë në finalen e Kupës së Mbretit, ku dominimi flet për ngjyrën bardhekuqe të kryeqytetit, pasi Atletiko ka fituar tre finale ndaj një të Real Madrid. Për më tepër 8 nga 9 fitoret në Kupën e Mbretit të Atletikos janë siguruar pikërisht në “Bernabeu”, dhe ndoshta ky është një ogur i mirë. Në finalen e fundit ndërmjet tyre në 1992, Atletico triumfoi falë golave të Futre dhe Shuster, e pikërisht aty skuadra e Simeone kërkon frymëzimin. Në historinë e tij ky derbi regjistron edhe një përballje në Kupën e Kampioneve në sezonin 1959-1960, pasi Real vinte me statusin e kampionit të Europës ndërsa Atletiko si vendi i dytë në kampionat pas Realit. Los Blankos do të kalonin në gjysmëfinale Atleticon për të ngritur më pas kupën. Ashtu si në kampionat goleadori i Realit në kupë është Ronaldo me 6 gola, ndërsa në krahun tjetër është Diego Costa me 7 gola duke lënë pas Falcaon me vetëm dy gola të shënuar.
Derbi i Madridit njihet si një nga sfidat më të nxehta jo vetëm në Spanjë por edhe në Europë. Reali është skuadra dominuese në këtë përballje pasi statistikat tregojnë që në 152 ndeshje kampionati los blankos kanë 85 fitore ndaj 35 të rojiblankos. 32 janë sfidat e mbyllura në barazim. Fitorja e fundit e Atleticos në derbi është në sezonin 99-00 kur fitonte pikërisht në “Bernabeu” me rezultatin 3-1. Por në tetë ndeshjet e fundit në kampionat rojibloncos njohin vetëm humbje në derbi, madje nuk fitojnë prej 25 sfidash radhazi dhe në finalen e sotme frymëzimin e kërkojnë nga ky turne. Derbi i Madridit vjen për të pestën herë në finalen e Kupës së Mbretit, ku dominimi flet për ngjyrën bardhekuqe të kryeqytetit, pasi Atletiko ka fituar tre finale ndaj një të Real Madrid. Për më tepër 8 nga 9 fitoret në Kupën e Mbretit të Atletikos janë siguruar pikërisht në “Bernabeu”, dhe ndoshta ky është një ogur i mirë. Në finalen e fundit ndërmjet tyre në 1992, Atletico triumfoi falë golave të Futre dhe Shuster, e pikërisht aty skuadra e Simeone kërkon frymëzimin. Në historinë e tij ky derbi regjistron edhe një përballje në Kupën e Kampioneve në sezonin 1959-1960, pasi Real vinte me statusin e kampionit të Europës ndërsa Atletiko si vendi i dytë në kampionat pas Realit. Los Blankos do të kalonin në gjysmëfinale Atleticon për të ngritur më pas kupën. Ashtu si në kampionat goleadori i Realit në kupë është Ronaldo me 6 gola, ndërsa në krahun tjetër është Diego Costa me 7 gola duke lënë pas Falcaon me vetëm dy gola të shënuar.
Neymar e do Barcelonen
-->
Zëvëndëspresidenti i Santosit, Odilio Rodrigues, ka konfirmuar se Neymar ka njoftuar klubin e tij aktual se dëshiron që të kalojë te Barcelona. Rodrigues ka shtuar se pret po ashtu një ofertë nga Real Madridi për sulmuesin brazilian.
Neymar ka kohë që po lidhet me një transferim në Camp Nou dhe pritet që të shkojë në Barcelonë për të përfunduar detajet kontraktuale me të përfunduar Kupa e Konfederatave.
Dhe, duket se është vet sulmuesi brazilian ai që ka ndërmarrë hapa shtesë për të shtyrë veten drejt një transferimi në Evropë.
“Neymar na ka thënë se dëshiron të nënshkruajë për Barcelonën. Ka propozime tjera, por ai e preferon Barcelonën. Nuk ka ofertë zyrtare nga Real Madridi për të, por ne e dimë se kjo ofertë e jashtëzakonshme do të vijë”, ka theksuar Odilio Rodrigues për SER Sports.
Kontrata e Neymarit me Santosin skadon në qershor të vititi 2014.
Gol me qesharak nuk keni pare
-->
Gjatë tentativës për ta larguar topin nga zona e tij pas një goditjeje këndi të mesfushorit të Los Angeles Galaxy, Landon Donovan, portieri i Philadelphia Union, Zac MacMath bën një prej gafave më qesharake në futboll.
Numri një i portës tenton ta grushtojë topin që i vjen drejt duarve, por në fakt që ta largojë, del bosh duke iu përplasur topi në fytyrë. Por, komedia nuk mbaron me kaq: pasi merr goditjen në fytyrë, topi shkon drejt portës duke realizuar një prej autogolave më qesharakë që keni parë.Van Bommel, precizitet i jashtëzakonshëm me topin
Vitet kalojnë, por talenti mbetet i paprekur. Mark Van Bommel, mesfushor i PSV Eindhoven, me të kaluar në Barcelonë, Bayern Munich dhe Milan, edhe një herë e ka demonstruar klasin e tij në stërvitjen e fundit, pak kohë para pensionimit nga futbolli. Nga një largësi më e madhe se 30 metra, ish përfaqësuesi holandez e ka futur topin në një kandtë, në sy të bashkëlojtarëve. Është i jashtëzakonshëm, Van Bomme
Çfarë goli i jashtëzakonshëm i Riquelmes
Edhe pse është 34 vjeç Roman Riquelme vazhdon të jetë një prej futbollistëve më të dashur dhe më spektakolarë në Argjentinë. Në çerekfinalet e Copa Libertadores, ai i dha suksesin skuadrës së tij Boca Juniors me një supergol përballë kampionëve të Botës, Corinthians. Ndeshja përfundoi në barazim 1-1, ndërsa Riquelme vinte në këtë takim pas një dëmtimi të gjatë.
Ky rast nuk humbet o Pato
Në ndeshjen e vlefshme për Copa Libertadores mes Corinthiansit dhe Boca Juniorsit, ish sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato ka qenë protagonist i një gafe të pabesueshme. Vetëm pak centimetra larg portës kundërshtare, braziliani e nxjerr topin jashtë duke i lënë të gjithë gojëhapur. Dëshpërim i madh si te vetë sulmuesi ashtu edhe te tifozët dhe trajneri. Ky dështim i kushtoi me eliminim nga Copa Libertadores Corinthiansit.
“Pokeri” historik i Fernando Torresit
Suksesi i Chelsea në Europa League lejon Fernando Torres të vendosë një rekord unik, i cili me shumë vështirësi do të mund të thyhet nga një futbollist tjetër në të ardhmen.
29-vjeçari, në harkun e tre viteve të fundit, ka mundur të vendosë në koleksionin e tij personal të katërt trofetë më të rëndësishëm ndërkombëtare, Botërorin dhe Europianin me kombëtaren e tij, si dhe Champions e Europa League me Chelsea.
Megjithatë, ndërsa ka edhe futbollistë të tjerë që kanë koleksionuar gjatë historisë dy trofe europian dhe dy titujt më të rëndësishëm me përfaqësuesen, rekordi i “El Nino” është unik pasi është kampion në fuqi në të katërt këto kompeticione.
Kështu, në këtë moment, përveçse kampion i botës dhe Europës në fuqi me Spanjën, Torres mbetet fitues i sapokurorëzuar i Europa League dhe deri javën e ardhshme, kur të zhvillohet finalja Bajern-Borusia, teknikisht edhe fitues i Champions League në fuqi.
Pensionohet David Beckham
David Beckham ka vendosur të thotë ‘Boll Ma’. Mesfushori anglez, i lindur në vitin 1975, i cili ishte pjesë e Paris Saint Germainit në këta gjashtë muajt e fundit, ka vendosur të pensionohet pas 20 vjetësh karrierë, gjatë së cilave ka veshur fanellat e Manchester United, Preston North End, Real Madrid, Los Angeles Galaxy, Milan e Paris Saint-Germain. Beckham është futbollisti i vetëm anglez në histori që ka fituar tituj në katër vende të ndryshme. Ai e ka veshur fanellën e Anglisë, me të cilën ka debutuar në vitin 1996, duke luajtur në 115 ndeshje, ndërsa ka realizuar 17 gola
Adnan Januzaj wins the Reserves Player Of The Year 2013
Mesfushori i jashtëzakonshëm shqiptar, Adnan Januzaj, është shpallur lojtari më i mirë i vitit në radhët e rezervistëve (të rinjve) të gjigantit anglez, Manchester United.
18 vjeçari i jashtëzakonshëm ka qenë figura kryesore e ekipit të të rinjve të drejtuar nga Warren Joyce dhe pikërisht kjo ka ndikuar që Januzaj të promovohet në ekipin e parë të kampionit të Anglisë.
Ky çmim për Adnanin vjen pas paraqitjes së tij impresive ndaj Liverpoolit në Old Trafford këtë javë, ku madje ka marrë edhe komplimente nga Sir Alex Ferguson.
Zbulohet plani i Gallianit 4 madrilenë te Milan
Milan po ndjek jo një, por plot katër futbollistë, që Reali mund të jetë i gatshëm të largojë nga ekipi i tij i parë, në mënyrë që të lehtësojë barrën e pagave dhe të grumbullojë fonde për blerje të reja. Luka Modriç, Angel Di Maria, Diego Lopez dhe Pepe, janë vendosur të gjithë në qendër të vëmendjes së Gallianit, që beson se nëpërmjet tyre, mund të jetë në gjendje të ndërtojë një skuadër në gjendje për të fituar Serinë A dhe konkurruar për titullin në Champions League. Galliani dhe presidenti i Realit, Florentino Perez, do të takohen të mërkurën në Amsterdam, pasi të dy do të asistojnë në një ceremoni që do të mbahet përpara finales së Europa League dhe do të vendosin kontaktet e para midis dy klubeve, në lidhje me këtë hipotezë merkatoje. Një prej blerjeve më të shtrenjta të Realit, Luka Modriç ka zhgënjyer duke mos u ngjitur asnjëherë në nivelin e pritshmërive të tij në këtë sezon, ndërsa Di Maria dhe Pepe kanë humbur vendin e tyre të titullarit fiks. Nga ana e tij, Diego Lopez ka zënë vendin e kapitenit Casillas në këtë sezon falë disa paraqitjeve të lavdërueshme, por me largimin e pritshëm të Mourinhos, është e parashikueshme që porta t’i rikthehet kapitenit të kombëtares spanjolle, duke bërë që Lopez të kërkojë një alternativë të re. Bie në sy fakti që Kaka, të cilin Milani e kërkoi fuqimisht në merkaton e shkuar verore, nuk figuron më në planet e shtatë herë kampionëve të Europës.
Benfica - Chelsea
The soundtrack inside the stadium has now become self-parodic. Soaring strings, angel's voices, wordless chanting. We've gone full-on Apollo 13 here, people. This feels like the correct time to angrilly shake my headphones off my ears and wrap up this liveblog. Well-deserved congratulations to Chelsea, who picked themselves up after a lolloping first half performance, then kept going after a potentially morale-sapping equaliser from the spot. Benfica had more of the ball, and put Chelsea under more pressure, but their chance-taking never picked up after early wastefulness. Torres and Ivanovic took their chances and took them extremely well. Give it up for Rafa Benítez, everyone. Tough few weeks ahead for him. How will he decide between City and United? Thanks for your company, I'll talk to you again soon.
Ndërhyrje për karton të kuq nga prapa ndaj gjyqtarit
Një ndërhyrje nga pas, me të dyja këmbët, me siguri që do të ndëshkohej me karton të kuq në çdo fushë apo kampionat. Por që këtë ndërhyrje ta bëjnë ndaj gjyqtarit të ndeshjes, aksidentalisht dhe pa dashje, nuk e kemi parë shpesh në futboll.
Kjo ka ndodhur në Holandë me mesfushorin e RKC Waalwijk, Jeff Stans, i cili ndërhyri nga prapa ndaj gjyqtarit, duke u munduar ta largonte topin. Sigurisht, gjyqtari u ngrit në këmbë duke buzëqeshur dhe loja vazhdoi
Kjo ka ndodhur në Holandë me mesfushorin e RKC Waalwijk, Jeff Stans, i cili ndërhyri nga prapa ndaj gjyqtarit, duke u munduar ta largonte topin. Sigurisht, gjyqtari u ngrit në këmbë duke buzëqeshur dhe loja vazhdoi
Trajneri heq setrën që ta grushtojë gjyqtarin
Fotografi tragjikomike kanë ardhur nga liga e tretë e futbollit iranian në të cilën në një ndeshje janë parë përleshje fizike te trajnerit në moshë me gjyqtarin e ri. Zotërisë së vjetër me setër i kishte rënë në kokë humbja e skuadrës së tij, derisa vendosi që t’i qërojë hesapet me gjyqtarin.
Pasi që u përplas me ndihmës-trajneri, ai në mënyrë elegante hoqi sakon duke e pas më të lehtë t’i lëviz duart derisa godet gjyqtarin.
Pasi që u përplas me ndihmës-trajneri, ai në mënyrë elegante hoqi sakon duke e pas më të lehtë t’i lëviz duart derisa godet gjyqtarin.
Kush e ka bërë portier këtë?! (Video)
Ka qenë një debutim për t’u harruar ai i portierit të ri të skuadrës moldave Milsami-Ursidos, në ndeshjen e së shtunës kundër Rapid Ghidighici. Pasi priti lehtësisht një top në vijën fundore dhe tentoi ta niste menjëherë lojën, portieri u bë autor i një prej autogolave më të rrallë në historinë e futbollit.
Në fund Milsami-Ursidos u mund me rezultatin 2-1, por trajneri dhe lojtarët e kanë “ngushëlluar” gjithsesi portierin.
Në fund Milsami-Ursidos u mund me rezultatin 2-1, por trajneri dhe lojtarët e kanë “ngushëlluar” gjithsesi portierin.
Kosova luan me Brazilin?
Kosova mund të luajë me Brazilin në turneun e Zvicrës që do të mbahet në fillim të muajit qershor. Po flasim për përfaqësuesen U-21 të vendit tonë, e cila do të marrë pjesë në këtë turne, ku pjesëmarrës janë edhe tri përfaqësuese tjera të kësaj grupmoshe, në mesin e tyre edhe Brazili.
Lajmin për gazetën “Sport Plus” e ka konfirmuar sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu.
Sipas tij, në turne do të marrin pjesë edhe Përfaqësuesja e Ganës e Egjiptit. Në anën tjetër, përzgjedhësi i U-21 të Kosovës, Rafet Prekazi prej sot ka nisur grumbullimin me lojtarët që luajnë në Kosovë. Nuk përjashtohet mundësia që në këtë turne, ai të ftojë edhe lojtarë jashtë Kosovës.
Paris Saint Germain kampion i Francës !
Paris Saint-Germaini ka siguruar pikët e nevojshme që të shpallet matematikisht kampion i Francës për sezonin 2012/2013.
Klubi kryeqytetas shënoi fitore prej 1-0 si mysafir i Olympique Lyonnais në Stade Gerland për t’u larguar në shtatë pikë nga pozita e dytë.
Heroi i sfidës ishte Jeremy Menez, i cili shënoi golin me vlerën tri pikë në minutat e para të pjesës së dytë (53’).
Kjo fitore do të thotë se PSG ka 77 pikë, shtatë më shumë se Olympique de Marseille dhe kjo shifër është matematikisht e paarritshme pasi janë vetëm edhe gjashtë pikë në lojë deri në mbyllje të Ligue 1.
Ky është titulli i tretë në histori të klubit dhe vjen pas 19 vitesh, pasi herën e fundit PSG e ka fituar titullin në sezonin 1993/1994.
Lyoni, nga ana tjetër, ende nuk e ka të sigurt pozitën që dërgon në Ligën e Kampionëve, pas ka vetëm tri pikë më shumë se Lille, ndërsa kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar
Çfarë goli fantastik nga distanca
Dy ditë nga përfundimi i Ligës së Parë, Saber Khelifa, sulmuesi i Evian, ka realizuar një nga golat më të bukur të sezonit. Pavarësisht presionit të mbrojtësit kundërshtar, por duke shfrytëzuar edhe daljen e gabuar të portierit të Nices, ai ka shënuar në një distancë të largët nga porta .
Subscribe to:
Posts (Atom)












































