Arsenali ben gati 30 milion Euro per Higuain !



Gonzalo Higuain mund ta vazhdojë karrierën në Emirates Stadium pasi Arsenali është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për shërbimet e tij.

Topçinjtë dhe Juventusi e kërkojnë me ngulm sulmuesin e Real Madridit, mirëpo klubi nuk pranon ta shesë atë pa pranuar një ofertë të majme.
Zonja e Vjetër ka bërë gati një ofertë prej 22 milionë eurosh për argjentinasin, por duket se Arsene Wenger ka vendosur të paguajë më shumë.

Megjithatë, një pjesë e vendimit do t’i takojë lojtarit, i cili duhet të zgjedhë nëse dëshiron të kalojë te një klub që nuk ka fituar trofe qe shumë vite