Brazil 2-0 Mexico




Amaterët e Tahitit kundër një gjiganti si Spanja !



Gjganti spanjoll, përfaqësuesja më e mirë në botë do të përballet nesër me njëren nga përfaqësueset më të dobta në botë, amaterat.Tahiti u turpërua nga Nigeria në ndeshjen e parë duke humbur me rezultat 6 me 1, por nga Spanja qfarë do të ndodh.Në skuadrën e Tahitit vetëm një është futbollist, madje edhe ai luan në një skuadër tejet amatore. 8 futbollistë janë të papunë, dy nga ta janë mësues, disa mirren me turizëm jëri është alpinist. Se a do ti shohim 15 gola në këtë ndeshje pritet ta shohim.

Shqiptarja që përkujdeset për Lewandowskin e të tjerët !


Eshtë Lavdije Murati, shqiptarja që kryen punën e pedikyristes te skuadra nënkampione e Evropës Burusia Dortmund. Mënyra se si Lavdija u punësua te Dortmund ishte interesante,trasnemton lokalkompass.Nëse lojtarët e Borusia Dortmund kanë problem me shputat e këmbëve, këtë problem e zgjidhjë një pedikyriste Lavdija.
“Një lojtar i Borussias ishte klient në studion e kozmetikës ku punoja unë. Ai më tha se në BVB po kërkonin dikë të këtij profesioni dhe unë u lajmërova atje ku edhe më pranuan.Përkujdesem që zakonisht kur lojtarët kanë probleme me shputa, unë të bëjë punën time si ështe” tha Lavdije Murati.

Arsenali ben gati 30 milion Euro per Higuain !



Gonzalo Higuain mund ta vazhdojë karrierën në Emirates Stadium pasi Arsenali është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për shërbimet e tij.

Topçinjtë dhe Juventusi e kërkojnë me ngulm sulmuesin e Real Madridit, mirëpo klubi nuk pranon ta shesë atë pa pranuar një ofertë të majme.
Zonja e Vjetër ka bërë gati një ofertë prej 22 milionë eurosh për argjentinasin, por duket se Arsene Wenger ka vendosur të paguajë më shumë.

Megjithatë, një pjesë e vendimit do t’i takojë lojtarit, i cili duhet të zgjedhë nëse dëshiron të kalojë te një klub që nuk ka fituar trofe qe shumë vite

Edhe nje lojtar tjeter mysliman kercenon se do te largohet !


Newcastle United është paralajmëruar për të biseduar edhe një herë marrëveshjen me bankën kreditore "Wonga" emrin e të cilës do të mbajë në fanelë.
Pasi Papis Cisse tha se nuk do të veshë këtë fanelë me emrin e sponzorit të kësaj banke, tani edhe Tiote e ka paralajmëruar skuadrën e Newcastle.
Tiote ka thënë se në skuadër janë disa lojtarë musliman dhe se skuadra duhet të ketë parasysh se feja e tyre nuk e lejon këtë gjë sepse kredia është e ndaluar me Ligjin e Sheriatit.
Madje lojtarët musliman të Newcastle kanë thënë se në rast se nuk arritet ndonjë marrëveshje për këtë, ata edhe mund të largohen nga skuadra

Andrea Pirlo Amazing Free Kick Goal vs Mexico 16/06/2013

Luis Suarez Amazing Free Kick Goal vs Spain 17/06/2013

Ka vdekur Josip Kuzhe !


Ish selektori i Shqipërisë, kroati Josip Kuzhe ka vdekur dje në moshën 60 vjeçare. Trajneri i njohur kroat ishte i diagnostifikur me leukemi, betejën të cilën nuk arriti ta fitoj.
Kuzhe e drejtoj Kombëtaren Shqiptare në vitet 2009-2011. Kuzhe kishte respekt të veqantë për Shqipërinë gjë të cilën shpeshherë e ka thënë edhe pas largimit nga kombëtarja jonë ndërsa ka qenë shumë i respektuar edhe nga tifozët kuqezi.

Si për inat të Mourinhos, e dhezë cigaren

Edhe pse të gjithë janë me pushime, ai që mendon për të “nxehur” teknikun portugez është mbrojtësi i majtë Ashley Cole. Anglezi është fotografuar në Los Angeles, aty ku po kalon edhe pushimet, duke pirë cigare, gjë që pritet ta tërbojë “Special One”.
Mourinho e ka një eksperiencë të tillë te Real Madrid ku këtë rradhë ai që tymoste ishte portugezi Fabio Coentrao. Pas kësaj marrëdhëniet mes të dyve u ndërlikuan për disa muaj, madje Coentrao u përfol edhe për një largim nga Madridi.
Po me Ashley Cole çfarë do të ndodhë?


‘Messi rrezikon Botërorin’

“Mallkimi” i Lionel Messit mund të jetë sërish kombëtarja argjentinase. I kritikuar shumë për paraqitjet e tij të dobëta me fanelën “albiceleste”, fituesi i katër “Topave të Artë” rrezikon të zhvillojë një tjetër paraqitje zhgënjyese në Botërorin “Brazil 2014″. Alarmin e jep ish përgatitësi atletik i Argjentinës, Fernando Signorini, i cili e bazon hipotezën e tij në problemet fizike që po kalon numri 10, duke shtuar se ai duhet të nisë menjëherë pushimet për të rikuperuar sa më shpejt atë tërheqje muskulare të pësuar në Paris,trasnmeton albeu.
Sipas tij, shkak për formën e dobët të Messit mund të bëhet numri i madh i ndeshjeve sepse nëse në vitet 80-90 lojtarët zhvillonin 80 deri në 90 ndeshje në sezon, ata tani luajnë rreth 120 takime. Në vijim, Signorini shton se gjatë tre viteve, lojtari nuk pësoi asnjë dëmtim por mosha e tij po kalon dhe të aktivizohesh në rreth 100 takime si titullar është e pamundur ta përballosh fizikisht dhe këtë Messi ka filluar ta ndiejë shumë.
Në fund, ish përgatitësi atletik shtoi se nëse një lojtar pëson më shumë se dy tërheqje muskulare në të njëjtin vend, atëherë dëmtimi bëhet serioz sepse rrezikon të kthehet në një traumë. Signorini ishte pjesë e Argjentinës në botërorihn e zjvilluar tre vjet më parë në Afrikën e Jugut

Kopja e Guardiolas që po mahnit botën

Zbulohet kopja ! Ky nuk është Pep Guardiola, por një turist spanjoll me emrin Guillermo. Turisti spanjoll ngjanë shumë me Guardiolën, ka stilin e njëjtë, është tullac dhe e imiton në gjeste trajnerin spanjoll.
Guillermo ka dhënë intervista për dy televizione gjermane duke thënë se kudo që ka udhëtuar, tifozët kanë menduar se është Pep Guardiola. Edhe në Gjermani tifozët bëjnë foto me të dhe e quajnë Pep.

NGA LUFTA E KOSOVËS, NË YLL TË BARCELONËS

Labinot Kabashi po i mahnit trajnerët e Barcelonës, me aftësitë e tij të jashtëzakonshme. Talenti shqiptar shihet si e ardhme e ndritshme e gjigantit katalunas, teksa luan me sukses në ekipin e të rinjve, Infantil B. 13 vjeçari nga Skenderaj mund të bëhet shqiptari i parë që shkel në Camp Nou, me fanellën e gjigantit katalunas, transmeton Express.
Talentët shqiptarë e kanë vërshuar futbollin evropian, duke u shtuar dita ditës. Njëri prej tyre është edhe Labinot Kabashi, të cilit ia ka kushtuar një shkrim të veçantë e përditshmja spanjolle, El Mundo Deportivo.
Baba nga Kosova, nënë nga Finlanda dhe vendbanim në zemër të Katalunisë, në Bages, vendlindje e ish futbollistit të Barcelonës, Gabriel Garcia de la Torre, ‘Gabri’.
Ky është kombinimi interesant i njërit prej talentëve më të mëdhenj të Barcelonës, Labinot Kabashi, mesfushor ofanziv i ekipit Infantil B.
Labinoti është lindur më 28 shkurt të vitit 2000 në Skenderaj të Kosovës, disa muaj pas përfundimit të luftës së fundit në atdheun e tij.
Lufta në Kosovë e kishte detyruar familjen e tij ta merrte rrugën e kurbetit, duke shkuar në Finlandë, për të përfunduar më pas në Kataluni.
Ai i ka nisur hapat e parë të futbollit në Sallent. Shpejt i është bashkuar ekipit të të rinjve të Gimnastic Manresa, një tjetër skuadër me një raport të mirë me Barcelonën, prej nga vinte edhe Pep Guardiola.
Në sezonin 2010-11, Kabashi kishte kaluar në ekipin Alevin D, të cilin e drejtonte Alex Gomez, ndërsa më pas kaloi në ekipin B të Jordi Font.
Më pas, ai kaloi në ekipin A të Marcel Sans, në prestigjiozen MIC de Fútbol 11, në të cilën ishte vendimtar në gjysmëfinale, pas një goli të shënuar ndaj Manchester Unitedit.
Këtë sezon, ai ka përmirësim në fizikusi e tij, ndërsa ka përparuar edhe në aspektin taktik dhe teknik, duke u bërë lojtar i rëndësishëm i Infantil B.
Në turneun e Aronas, ai shkëlqeu duke realizuar katër gola në finale ndaj Borussia Dortmundit, ndërsa kontribuoi edhe në goditjet e penalltive në gjysmëfinale ndaj Atletico Madridit.
Labinoti luan në mënyrë perfekte si 8-sh dhe 10-sh, ndërsa e godet topin me të njëjtën forcë dhe kualitet me të dyja këmbët.
Ai po ashtu mund t’i mbulojë edhe pozitat e sulmit. Ai shquhet për aftësitë e jashtëzakonshme, duke e lidhur me sukses mbrojtjen me sulmin.
Mirëpo, virtyti i tij kryesor është se ende është fëmijë dhe është lojtar që lufton në mënyrë të jashtëzakonshme.
Nëse ndonjë fëmijë dhe familja e tyre e meriton që të ëndërrojë që një ditë të shkel në Camp Nou si futbollist, ai është Labinoti.

Kërkon falje pasi goditi shoferin me këmbë

Ndodh edhe kjo. Javier Mascherano pas një lëndimi që pësoj, u bart nga barela tek stafi mjekësor. Gjatë udhëtimit, Mascherano e goditi me këmbë shoferin që e barte me makinën bartëse. Pas këtij veprimi, gjyqtari e ndëshkoj atë me karton të kuq. Pas ndeshjes ylli i Barcelonës kërkoj falje për këtë gjest duke thënë se ndihet i turpëruar.
” Ndihem i turpëruar për atë që kam bërë. Unë kërkoj falje për këtë gjest ” tha Mascherano.






Vetëvritem nëse botërorin e fiton Argjentina


Kryebashkiaku i qytetit më të madh brazilian, Rio bëri të martën një betim solemn: “Nëse Argjentina do të jetë ajo që do të fitojë në tokën tonë, atëherë do të vras veten publikisht”. Pak ditë përpara nisjes së Kupës së Konfederatave, deklarata e Eduardo Paes shpreh një gjendje psikologjike që e ndajnë edhe shumë bashkëkombas të tjerë. “Argjentina ka që tani lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messi dhe kanë gjithashtu edhe Papën, kështu që le të na e lënë neve Botërorin. Nuk mund të fitojnë gjithçka”, shtoi Paes. Një muaj më parë, ishte ministri i Sportit, Aldo Rebelo, ai që bëri një deklaratë të ngjashme në një televizion kombëtar. “Nëse Argjentina do të fitojë Botërorin e 2014-s, për ne do të ishte një fatkeqësi kombëtare edhe më e madhe se ajo e vitit 1950 (kur Uruguaji fitoi Botërorin duke mundur Brazilin që luante në shtëpi). Do të ishte një lloj Hiroshime braziliane”, tha Rebelo.

Increible Futbolista lanza agrede a un perro durante el partido | Fútbol...

Ja sa vlen e gjithë Kombëtaria Shqiptare

Barazimi 1-1 më Norvegjinë në “Qemal Stafa” ishte sfida e fundit e sezonit për futbollistët e Kombëtares Shqiptare, për t’ia lënë më pas vendin periudhës së pushimeve që për shumë prej tyre do të jetë e trazuar për shkak të tratativave për të ndryshuar skuadër. Jehona e dy rezultateve pozitive radhazi me Norvegjinë dhe mbi të gjitha klasifikimi i Shqipërisë në vendin e 38 në renditjen e FIFA-s ka ndikuar në rritjen e vlerës së kartonit të kuqezinjve, që gjithsesi në tregun e madh botëror të shit-blerjeve të futbollistëve zë një vend modest. Sa vlen në total skuadra e Gianni De Biasit, pretendentja kryesore për vendin e dytë në Grupin E? Bazuar te shifrat e publikuara nga uebsajti i specializuar gjerman “Transfermarkt”, vlera totale e kombëtares shqiptare arrin 31.150.000 euro.  Bëhet fjalë për 26 futbollistët e listës së ndeshjes kundër Norvegjisë, tre të pezulluarit Cana, Roshi dhe Lila, të dëmtuarit Meha, Kukeli dhe Sadiku, si dhe dyshja e Odesa Chernomorec Vangjeli – Bakaj, pra në total janë 34 lojtarë. Lorik Cana mbetet lojtari më i vlerësuar i kombëtares shqiptare me 3.3 milionë euro. Pas futbollistit të Lazios vijnë Samir Ujkani, që vlen 3 milionë euro, Mërgim Mavraj 2.25 milionë, Armend Dallku 1.5, Amir Abrashi 1.25 milionë, më pas Hamdi Salihi dhe Elis Bakaj me 1.1 milionë euro. I vetmi futbollist kuqezi që nuk është vlerësuar për çmimin e kartonit ndoshta për mungesë të informacionit, është mbrojtësi i Orebros në kampionatin suedez Ilir Berisha, ndërsa vlerën më të ulët të kartonit e kanë Erjon Bogdani 300 mijë, Ansi Agolli 350 mijë dhe Ervin Bulku 400 mijë euro.

Brazili pas 21 vjetësh thyen Francën-Video

Brazilit ju deshën  21 vjet, për të mposhtur Francën,  por është vetëm një miqësore. Brazili i jep fund 6 ndeshjeve pa fitore përballë Francës, duke thyer 3-0 formacionin e Didier Deschamps. Në testin e fundit të vërtetë përpara Kupës së Konfederatave, skuadra e Luis Felipe Scolarit tregohet gati dhe shkatërron në 45 minutata e dytë francezët. Oscar kalon në avantazh Selecaon në minutën e 54, pasi shfrytëzon saktë krosimin e ulët të Fred. Goli i hap rrugën suksesit të dytë në 7 ndeshje nën drejtimin e teknikut Scolari, por siguria vjen vetëm në minutën e 85, kur zëvendësuesi Hernanes shënon golin e dytë me një të majtë të saktë. Por rezultati bëhet më i rëndë për Francën, sepse në përfundim të kohës së rregullt Lucas shndërron në gol 11 metërshin e fituar nga Marcelo, pas pengimit në zonë.


Ja formacioni më i shtrenjtë në botë



Një institut zvicëran i statistikave në futboll, e ka shpallur formacionin më të shtrenjtë aktual në futboll.
Portieri më i shtrenjtë aktualisht vlerësohet David De Gea me 22.19 milion funta. Në mbrojtje janë Lahm, Ramos, Pique e Alba. Mesfusha përbëhet nga Hazard, Busquets, e Bal. Sulmi i frikshëm përbëhet nga nga treshja e frikshme Messi, Ronaldo e Cavani.
Lionel Messi mbete lojtari më me vlerë me 184.79 milion funta. Barcelona është vlerësuar skuadra më me vlerë me 560 milion funta.
GK: David De Gea (Manchester United) £22.19m
RB: Philipp Lahm (Bayern) £17.68m
CB: Sergio Ramos (Real Madrid) £35.19m
CB: Gerard Pique (Barcelona) £29.07m
LB: Jordi Alba (Barcelona) £21.59m
RM: Eden Hazard (Chelsea) £47.18m
CM: Sergio Busquets (Barcelona) £33.07m
LM: Gareth Bale (Tottenham) £36.98m
RF Edinson Cavani (Napoli) £49.56m
CF: Lionel Messi (Barcelona) £184.79m
LF: Cristiano Ronaldo (Real Madrid) £86.87m
TOTAL £564.15m

All 21 goals in Jordan's epic thrashing of Kuwait! (Women's Asian Cup qu...

Mourinho sulmohet keq nga lojtarët e Barcelonës


Mourinho sulmet ashper nga lojtarërt e Barcelonës. Andres Iniesta, ka thënë se ish-trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, e ka dëmtuar reputacionin e futbollit spanjoll.
“Ai e ka dëmtuar futbollin spanjoll, në përgjithësi më shumë ka bërë keq se sa mirë, mua nuk më pëlqen të flas për atë person aspak. Kështu që, nëse nuk ju pengon, do ta lëmë me kaq”, ka thënë 29-vjeçari
Edhe Xavi, ka kritikuar ashpër qasjen taktike të ekipeve që janë në drejtim të Jose Mourinhos, duke thënë se ekipi i tij i Real Madridit nuk kishte filozofi të futbollit.
Xavi, ka thumbuar sërish teknikun portugez, duke thënë se ai është përgjegjës për uljen e imazhit të Real Madridit.
“Unë nuk dua që njerëzit të mendojnë se unë gjithmonë e sulmoj Mourinhon, ky nuk është qëllimi im, por sigurisht se mua nuk më pëlqen mënyra se si luajnë ekipet e tij”.
“Më erdhi keq t’i shoh ata të luajnë në atë mënyrë, pasi ata më parë kanë pasur ide dhe koncept. Zinedine Zidane, Roberto Carlos – këta ishin fantastik’, tha ylli i Barces Xavi .


Vincent Kompany broke his nose, but continued playing (Belgium-Serbia)

Portieri serb, Vladimir Stojkovic bëri një ndërhyrje të ashpër ndaj Companys të cilit i theu hundën. Pavarësisht dhimbjeve të mëdha dhe gjakderdhjes që pësoi, Company e vazhdoj ndeshjen duke luajtur për 90 minuta.


Insurance

Largohet Cisse, e refuzoj fanelën pasi feja nuk e lejon



Sic u informua dje, tashmë vendimi është gati.Newcastle United tanimë është dëshirion ta largon Papis Cisse nga skuadra.Cisse se nuk do të veshë fanelën e skuadrës në reklamën e bankës kreditore “Wonga” për shkak se nuk e lejon feja muslimane, ka bërë që drejtuesit e skuadrës ti tregojnë derën lojtarit.
Një zëdhënës i skuadrës ka thënë se Cisse posa të kthehet nga kombëtarja e Senegalit, ai mund të vihet në shitje 

Mario Balotelli Red card + reaction ( Czech Republic vs Italy )

Robert Snodgrass Goal Croatia 0-1 Scotland 07-06-2013 (World Cup 2013)

”Jam mysliman, nuk e dua këtë fanellë ”




Sulmuesi senegalez Ai Papis Cisse është shumë i vendosur, ku e ka refuzuar fanelën e re të Newcastle e cila do të jetë me reklamën e bankën “Wonga”. është i bindur në vendimin e tij pasi që ka thënë se kjo gjë është kundër rregullave të fesë së tij.

“Nuk do e mbajë këtë fanellë, unë jam musliman dhe kjo gjë është kundër rregullave të fesë. Sipas ligjit të Sheriatit, kredia nuk lejohet dhe unë nuk do të jem ai që do ta bëjë këtë fanellë ” tha Cisse. Klubi prite së shpejti ta shqyrtoi kërkesën e Cisse

Mario Balotelli's reaction after red card


Fails & Funny Moments 2012/2013


















Kevin Anin para paralizes totale



Lojtari i ekipit te Nice-s,Kevin Anin eshte para paralizes totale dhe gjendet ne gjendje kome pas aksidentit te tmerrshem qe ka bere me veture me ç'rast eshte rrokullisur disa here me makinen e tij

Siç eshte raportuar Anin ka demtuar boshtin kurrizor dhe krahet e tij dhe eshte vendous ne koma ne spitalin Rouen te Frances.

Milan ka nostalgji për Kaka sërish



Braziliani Kaka që vjen pas disa sezonesh në hije në radhët e Realit të Madridit, vazhdon të jetë në mendimet e Milanit dhe në vecanti të presidentit Silvio Berlusconi. Numri një i kuqezinjëve dëshiron ta rikthejë në Milanello por duhet të bëjë mirë llogaritë, pasi përvecse me Perez edhe lojtari përpara se të vendosi për të ardhmen e tij dëshiron te njohë emrin e trajnerit të ri të Realit të Madridit. Në rast se Carlo Ancelotti do të firmosë me të vërtetë me merengues atëherë Kaka do të mundohet të qëndrojë në Madrid tje ku do të ketë mundësi të punojë me një prejt trajnerëve të tij të vjetër. Në rast se transferimi i Ancelottit në Madrid dështon atëherë vetë sulmuesi brazilian do të kërkojë të shitet në mënyrë që të mos humbasë rastin për të fituar një vënd në përfaqësuesen e Brazilit për Botërorin e 2014-tës. Kaka që është edhe një nga të preferuarit e presidentit Perez ka luajtur 85 ndeshje me Realin e Madridit duke shënuar 23 gola.

Lewandowski niset te skuadra e ëndrrave !



Lewandowski niset te skuadra e ëndrrave !Robert Lewandowski njofton publikisht dëshirën e tij për tu larguar nga Borussia Dortmund gjatë merkatos së verës. Sulmuesi polak ka lëshuar mesazhin e lamtumriës nëpërmjet faqeve të së përditshmes gjermane “Bild”.
“Shpresoj që situata të zgjidhet sa më shpejt, në mënyrë që të shkoj te skuadra e ëndrrave këtë verë. Do të jetë gjëja më e mirë për të gjithë. Borussia është një klub fantastik dhe që do e admiroj përgjithmonë. Dua vetëm një sfidë të re në të ardhmen time”, deklaron sulmuesi i Borussia Dortmund.

10 pretendentet per Topin e Arte !

Franck Ribery - Bayern Munchen
Thomas Muller - Bayern Munchen
Arjen Robben - Bayern Munchen
Robert Lewandowski - Borussia Dortmund
Marco Reus - Borussia Dortmund
Robin Van Persie - Manchester United
Lionel Messi - Barcelona
Cristiano Ronaldo - Real Madrid
Radamel Falcao - Atletico Madrid
Zlatan Ibrahimoviç - PSG

Tifozët turq bashkohen kundër qeverisë Erdogan



Gjatë kampionatit janë armiq të betuar, por në çështjet që përfshijnë jetën sociale ata janë të bashkuar. Ultrasit e Galatasaray, Fenerbahce e Besiktas kanë zgjedhur të bashkohen kundër qeverisë për prishjen e një prej parqeve historike në Stamboll. Me anë të një komunikate, tre drejtuesit e ultrasve Aslan (Galatasaray), Vamos Bien (Fenerbahce) e Çarsi (Besiktas) bëjnë të ditur se kanë rënë dakord të lënë mënjanë rivalitetin ndërmjet tyre dhe të bashkohen me qytetarët, të cilët që dita e Premte protestojnë kundër qeverisë së kryeministrit Recep Tayyip Erdogan për mosprishjen e parkut.

"Lufta" për biletat e Kombëtares (Video )



Pas një pritjeje disaorëshe pranë sportelit të stadiumit kombëtar "Qemal Stafa", një pjesë e tifozëve kanë marrë biletat e shumëpërfolura. 

Sigurisht një situatë e tillë ishte e parashikuar duke parë sasinë e limituar të biletave që ka dalë në shitje, të paktën sasia e parë ishin disa qindra bileta që u shitën brenda disa minutave. Me shumë gjasa një pjesë e tyre e destinuar për në të ashtuquajturin "treg të zi". Gjithsesi, një gjë është e qartë: fitimet që FSHF-ja do të ketë nga biletat janë një shumë e konsiderueshme.

Përafërsisht janë 400 mijë dollarë që 
përfitohen nisur nga një përllogaritje e çmimeve të publikuara të biletave të cilat janë: për tribunat qendrore A dhe B shumica apo rreth 750 bileta kushtojnë 5000 lekë dhe përafërsisht 150 bileta kushtojnë 8000 lekë. Sa i përket karshisë, çmimet e biletave janë të ndara në dy kategori, D2 që është edhe tirbuna qendrore e karshisë kushton 3000 lekë, ndërsa dy tribunat anësore D1 dhe D3 kushtojnë nga 2000 lekë. Ndërkohë që biletat e tirbunave pas portave, respektivisht C dhe E kushtojnë nga 500 lekë. 

Gjithsesi, ky është vetëm çmimi zyrtar. Deri në prag të ndeshjes ditën e premte, "tregu i zi" me shumë gjasa do të ofrojë rritje të mëtejshme.
 



Ozil, mesazh special për Mourinhon


Mesut Ozil, mesfushori turko-gjerman i Real Madrid ka komentuar largimin e Jose Mourinhos për te Chelsea nëpërmjet profilit të tij në Facebook. Ish fantazisti i Werder Bremen nuk harron ti lerë edhe një mesazh shumë special teknikut portugez.
“I dashur Jose Mourinho, në futboll është normale të qëndrosh bashkë vetëm për një periudhë kohe. Pastaj iket. Tre vjet më parë më solle te Reali, më ke mësuar shumë, ke besuar te unë dhe më ke dhënë besimin për të cilin kisha nevojë. Dua të të falenderoj për gjithçka dhe të të uroj gjithë të mirat në karrierën tënde. Shumë faleminderit”, shkruan në mesazhin e tij Mesut Ozil.

Ky është Neymari i Barces



Ylli Brazilian Neymar, sapo ka arritur në Barcelonë ka filluar para pregaditjet. Neymar zbarkoi në Barcelonë në orën 13.00 , ai shkoi në zyrat e klubit, ku beri disa fotografi. Pas kalimit një mjekësore me sukses, pa probleme , u drejtuan për në qytetin Sporteve Sant Joan Despi për të përfunduar të gjitha testet mjekësore.
Në pasdite, lojtari nënshkroi kontratën e tij me klubin katalanas për pesë sezonet e ardhshme në shoqërinë e Sandro Rosell. Portali Fish Media ka përcjellur direkt transmetimin, ja deklarata e yllit Brazilian.
“Jam shumë i emocionuar, ‘thank you very much’. Dëshiroj ta ndihmoi ekipin, kjo është më shumë se një klub. ‘Leo Messi është ende më e mirë në botë, është një ëndërr për të luajtur përkrah tij. Zoti na bekoftë, rroftë Barca, “tha ai para se të marrë një xhiro nderi në Camp Nou

ter Stegen Crazy Own Goal USA 2-0 Germany HD

Milan, konfirmohet trajneri Allegri



Epilogu i ngërçit të ndërlikuar mes Milanit, Silvio Berlusconi-t dhe pankinës së Massimiliano Allegri-t, është zgjidhur në favor të trajnerit livornez. 

"Kemi arritur akordin për të vazhduar marrëdhëniet e punës, duke biseduar për tipin e lojës, që Milan duhet të praktikojë, si dhe për ekipin që do të ndërtohet për sezonin e ardhshëm", lexohet në komunikatën zyrtare të Berlusconi-t.

Presidenti i kuqezinjve ndodhej në vilën e tij në Arcore, ku gjatë mbrëmjes darkoi së bashku me teknikun livornez dhe administratorin e deleguar, Adriano Galliani, për të vendosur rrugën që do të ndiqet për sezonin e ardhshëm.

Seedorf dhe Roma kanë qenw në pritje të njoftimeve më precize nga ky takim, gjë që nuk ka qenë në favor të askujt prej tyre.

Sipas disa mediave italiane, vet Berlusconi është takuar me Luciano Spalletti-n, në një restorant të Romës. Pikërisht pas atij takimi, Berlusconi është nisur me helikopter për në Arcore. Pëlqimi ndaj trajnerit të Zenitit ka qenë i njohur, që nga koha kur ai drejtonte verdhekuqtë e Romës.

Por, vet trajner toskan e ka mohuar kategorikisht këtë lajm, i kontaktuar nga Carlo Pellegatti.

‘Çmendet’ sheiku ofertë 90 milionëshe për Rooney


Një kontratë 4-vjeçare faranoike për të tentuar Wayne Rooney. Presidenti i Paris Saint Germian, sheiku nga Katari Al Thani e ka seriozisht.
Sipas asaj që shkruan tabloidi britanik “Daily Mail”, klubi kampion i Francës i ofron sulmuesit të Manchester United një kontratë deri në vitin 2017 nga e cila vetë bomberi do të përfitojë plot 15 milionë euro në sezon.
Ndërsa për “Djajtë e Kuq”, me të cilët Rooney nuk po kalon momente të mira, Al Thani ofron 32 milionë euro.

Moratti ofron 30 % të aksioneve



Ofertës së miliarderit indonezian, Eric Thohir prej 300 milion eurosh për 100 përqind të aksioneve të Interit, apo 260 milion euro për 80 përqind prej tyre Moratti u është përgjigjur me një tjetër ofertë. 

Mediat italiane njoftojnë lajmin se pas bisedimeve të stërgjatura, presidenti i zikaltërve, që e trashëgoi klubin nga babai i tij, i ka ofruar miliarderit indonezian 20-30 përqind të aksioneve.

Burime nga klubi italian thonë se bisedimet kanë nisur që më datë 1 maj dhe se ato vazhdojnë me ritme të qeta, sepse s’ka asgjë për t’u nxituar. Thuhet se procesi i arritjes së një marrëveshje mes palëve dhe kalimit të aksioneve mund të zgjasë për muaj me radhë.

Në marrëveshjen e mundshme pritet të përfshihet edhe partneriteti mes presidentit Moratti, nëse ky i fundit do të ruajë shumicën e aksioneve të klubit dhe miliarderit indonezian për ndërtimin e stadiumit të ri.