Brazili pas 21 vjetësh thyen Francën-Video

Brazilit ju deshën  21 vjet, për të mposhtur Francën,  por është vetëm një miqësore. Brazili i jep fund 6 ndeshjeve pa fitore përballë Francës, duke thyer 3-0 formacionin e Didier Deschamps. Në testin e fundit të vërtetë përpara Kupës së Konfederatave, skuadra e Luis Felipe Scolarit tregohet gati dhe shkatërron në 45 minutata e dytë francezët. Oscar kalon në avantazh Selecaon në minutën e 54, pasi shfrytëzon saktë krosimin e ulët të Fred. Goli i hap rrugën suksesit të dytë në 7 ndeshje nën drejtimin e teknikut Scolari, por siguria vjen vetëm në minutën e 85, kur zëvendësuesi Hernanes shënon golin e dytë me një të majtë të saktë. Por rezultati bëhet më i rëndë për Francën, sepse në përfundim të kohës së rregullt Lucas shndërron në gol 11 metërshin e fituar nga Marcelo, pas pengimit në zonë.