Tifozët turq bashkohen kundër qeverisë Erdogan
Gjatë kampionatit janë armiq të betuar, por në çështjet që përfshijnë jetën sociale ata janë të bashkuar. Ultrasit e Galatasaray, Fenerbahce e Besiktas kanë zgjedhur të bashkohen kundër qeverisë për prishjen e një prej parqeve historike në Stamboll. Me anë të një komunikate, tre drejtuesit e ultrasve Aslan (Galatasaray), Vamos Bien (Fenerbahce) e Çarsi (Besiktas) bëjnë të ditur se kanë rënë dakord të lënë mënjanë rivalitetin ndërmjet tyre dhe të bashkohen me qytetarët, të cilët që dita e Premte protestojnë kundër qeverisë së kryeministrit Recep Tayyip Erdogan për mosprishjen e parkut.