Lewandowski niset te skuadra e ëndrrave !



Lewandowski niset te skuadra e ëndrrave !Robert Lewandowski njofton publikisht dëshirën e tij për tu larguar nga Borussia Dortmund gjatë merkatos së verës. Sulmuesi polak ka lëshuar mesazhin e lamtumriës nëpërmjet faqeve të së përditshmes gjermane “Bild”.
“Shpresoj që situata të zgjidhet sa më shpejt, në mënyrë që të shkoj te skuadra e ëndrrave këtë verë. Do të jetë gjëja më e mirë për të gjithë. Borussia është një klub fantastik dhe që do e admiroj përgjithmonë. Dua vetëm një sfidë të re në të ardhmen time”, deklaron sulmuesi i Borussia Dortmund.