Mourinho sulmohet keq nga lojtarët e Barcelonës


Mourinho sulmet ashper nga lojtarërt e Barcelonës. Andres Iniesta, ka thënë se ish-trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, e ka dëmtuar reputacionin e futbollit spanjoll.
“Ai e ka dëmtuar futbollin spanjoll, në përgjithësi më shumë ka bërë keq se sa mirë, mua nuk më pëlqen të flas për atë person aspak. Kështu që, nëse nuk ju pengon, do ta lëmë me kaq”, ka thënë 29-vjeçari
Edhe Xavi, ka kritikuar ashpër qasjen taktike të ekipeve që janë në drejtim të Jose Mourinhos, duke thënë se ekipi i tij i Real Madridit nuk kishte filozofi të futbollit.
Xavi, ka thumbuar sërish teknikun portugez, duke thënë se ai është përgjegjës për uljen e imazhit të Real Madridit.
“Unë nuk dua që njerëzit të mendojnë se unë gjithmonë e sulmoj Mourinhon, ky nuk është qëllimi im, por sigurisht se mua nuk më pëlqen mënyra se si luajnë ekipet e tij”.
“Më erdhi keq t’i shoh ata të luajnë në atë mënyrë, pasi ata më parë kanë pasur ide dhe koncept. Zinedine Zidane, Roberto Carlos – këta ishin fantastik’, tha ylli i Barces Xavi .