Para ndeshjes deklaroi se nëse fiton trofeun e Kupës së Mbretit, atëherë do të shkurtonte flokët dhe kështu ndodhi. Arda Turan tregon se është nga ata që e mbajnë fjalën para tifozëve dhe në “Santiago Bernabeu” kur të gjithë pas ndeshjes prisnin të fliste për gazetarët lojtari me flokë të dendura, për të dhënë intervistë u shfaq Turan në versionin tjetër me flokë të shkurtuara thuajse zero. Ai deklaroi se gjithmonë bën maksimumin për të mbajtur premtimet që bën ndërsa rrëfeu se pothuajse të gjithë lojtarët e Atleticos “punuan” me kokën e tij për t’ia shkurtuar flokët. Lidhur me të ardhmen e tij, mesfushori turk tha se ndihet si në shtëpi te bardhekuqtë dhe se ka ende 2 vjet të tjera në kontratën e tij.
