Bayerni e huazon Shaqirin?

-->

Bayern Munichu mund ta huazojë Xherdan Shaqirin gjatë verës. E ardhmja e mesfushorit kosovar në gjigantin bavarez është vënë në dyshim, pas ndryshimeve që do të bëhen në shtabin teknik gjatë verës, ku vendin e Jupp Heynckesit do ta zë trajneri spanjoll Pep Guardiola. Uebfaqja zvicerane fussball.ch shkruan se mesfushori kosovar mund ta kalojë sezonin e ardhshëm në një klub tjetër të Bundesligës.
Gjithnjë sipas kësaj uebfaqeje, Borussia Monchengladbachu dhe Eintracht Frankfurti kanë shprehur interesim për 21 vjeçarin. Sigurisht, këto dy ekipe nuk e kanë mundësinë e blerjes përfundimtare të përfaqësuesit zviceran, por synojnë ta huazojnë për sezonin tjetër.
Shaqiri ka kontratë me Bayernin deri në vitin 2016, por ai mund të dërgohet si huazim në një klub tjetër, për të fituar përvojë dhe për ta pasur mundësinë që të luajë në vazhdimësi, duke e pasur parasysh moshën e tij të re