Gol me qesharak nuk keni pare

                                -->












Gjatë tentativës për ta larguar topin nga zona e tij pas një goditjeje këndi të mesfushorit të Los Angeles Galaxy, Landon Donovan, portieri i Philadelphia Union, Zac MacMath bën një prej gafave më qesharake në futboll.
Numri një i portës tenton ta grushtojë topin që i vjen drejt duarve, por në fakt që ta largojë, del bosh duke iu përplasur topi në fytyrë. Por, komedia nuk mbaron me kaq: pasi merr goditjen në fytyrë, topi shkon drejt portës duke realizuar një prej autogolave më qesharakë që keni parë.