Përparim Hetemaj mund ta lë Chievon gjatë verës. Edhe vetë futbollisti kosovar muaj më parë thoshte se ka ardhur koha që ta bëjë hapin e radhës, duke luajtur në një skuadër më të madhe sesa ajo nga Verona.
E përditshmja italiane Corriere dello Sport shkruan se për përfaqësuesin finlandez, interesim së fundmi ka shfaqur Fiorentina.
Klubi Viola është në kërkim të përforcimit të mesfushës, ndërsa futbollisti luftarak kosovar shihet si një lojtar adekuat për ta pasuruar repartin defanziv, por edhe atë ofanziv, pasi siç dihet, futbollisti drenicas kontribuon në të dyja fazat.
Përpos Fiorentinës, interesim të kamotshëm për Hetemajn ka shfaqur edhe Lazio. Prandaj, e ardhmja e ish futbollistit të Twentes dhe AEK-ut mund të jetë e lidhur në njërën nga skuadrat, Viola ose Biancocelesti.
