Trajneri heq setrën që ta grushtojë gjyqtarin

Fotografi tragjikomike kanë ardhur nga liga e tretë e futbollit iranian në të cilën në një ndeshje janë parë përleshje fizike te trajnerit në moshë me gjyqtarin e ri. Zotërisë së vjetër me setër i kishte rënë në kokë humbja e skuadrës së tij, derisa vendosi që t’i qërojë hesapet me gjyqtarin.
Pasi që u përplas me ndihmës-trajneri, ai në mënyrë elegante hoqi sakon duke e pas më të lehtë t’i lëviz duart derisa godet gjyqtarin.