Ky rast nuk humbet o Pato

Në ndeshjen e vlefshme për Copa Libertadores mes Corinthiansit dhe Boca Juniorsit, ish sulmuesi i Milanit, Alexandre Pato ka qenë protagonist i një gafe të pabesueshme. Vetëm pak centimetra larg portës kundërshtare, braziliani e nxjerr topin jashtë duke i lënë të gjithë gojëhapur. Dëshpërim i madh si te vetë sulmuesi ashtu edhe te tifozët dhe trajneri. Ky dështim i kushtoi me eliminim nga Copa Libertadores Corinthiansit.