Lojtarët e Juves ishin dopinguar në finalen e 96-ës?
Futbollistët e Juventusit kanë marrë doping të llojit EPO para finales së Champions League kundër Ajax në vitin 1996. “NOS”, Enti holandez për transmetimet, raporton lajmin “bombë” të bazuar në kërkimin e dy shkencëtarëve italianë, Giuseppe D’Onofrio dhe Alessandro Donatti.Shkencëtarët kanë arritur të gjejnë shenja dopingu gjatë kërkimeve në klubin torinez në vitin 1998 dhe të dielën priten të publikohen të gjitha dokumentet e zbuluar. Finalja e Champions ’96 u fitua nga Juventus pas goditjeve të penalltive me rezultatin 4-2, ndërkohë koha e rregullt përfundoi në barazim 1-1