Ylli portugez i Realit ka qenë i shoqëruar me të dashurën, Irina Shayk, në “Madrid Open”, për të parë Rafael Nadal teksa mposhtte David Ferrer-in (4-6, 7-6, 6-0)
Pranë tyre kanë qenë gjithashtu Sergio Ramos dhe ylli i Atletico Madrid, Radamel Falcao, të cilët arritën gjithashtu t’u shmangen stërvitjeve për të parë këtë ndeshje tenisi mes dy spanjollëve.
Ronaldo shënoi golin e tij të 200-të me Realin kundër Malaga-s, gjatë fundjavës së kaluar, por nuk është i lumtur me faktin se si po shkojnë gjërat nën drejtimin e Jose Mourinho-s.
Shefi ekzekutiv i United, David Gill, ka qenë në Madrid për t’u takuar me Jorge Mendes, super-agjentin e portugezit, i cili përfaqëson lojtarin në çdo tratativë transferimi.
Burime gjatë mbrëmjes së të mërkurës insistonin se kampionët e Premier League-s janë të bindur se do të sigurojnë rikthimin e lojtarit të tyre, që e shitën 4 vite më parë te Reali për shifrën rekord në botë, 80 milionë paund, në 2009.