Paris Saint-Germaini ka siguruar pikët e nevojshme që të shpallet matematikisht kampion i Francës për sezonin 2012/2013.
Klubi kryeqytetas shënoi fitore prej 1-0 si mysafir i Olympique Lyonnais në Stade Gerland për t’u larguar në shtatë pikë nga pozita e dytë.
Heroi i sfidës ishte Jeremy Menez, i cili shënoi golin me vlerën tri pikë në minutat e para të pjesës së dytë (53’).
Kjo fitore do të thotë se PSG ka 77 pikë, shtatë më shumë se Olympique de Marseille dhe kjo shifër është matematikisht e paarritshme pasi janë vetëm edhe gjashtë pikë në lojë deri në mbyllje të Ligue 1.
Ky është titulli i tretë në histori të klubit dhe vjen pas 19 vitesh, pasi herën e fundit PSG e ka fituar titullin në sezonin 1993/1994.
Lyoni, nga ana tjetër, ende nuk e ka të sigurt pozitën që dërgon në Ligën e Kampionëve, pas ka vetëm tri pikë më shumë se Lille, ndërsa kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar
