I dehur dhe i mbuluar me para në kazino, e përjashton Di Canio




Futbollistit Phil Bardsley i ka kushtuar me përjashtim nga ekipi, një fotografi e publikuar dje në mediat britanike. Në fakt, futbollisti britanik shihet në fotografi i dehur dhe i shtrirë në tokë, i mbuluar me monedhat që i kishte pasur me vete.
Ky fakt e ka mllefosur tej mase trajnerin Paolo Di Canio, që vendosi të mos e ftojë fare këtë futbollist, në ndeshjen e sotme ndaj Tottenhamit.