Pique kunder Vilanoves








Që nga eliminimi nga Champions nga Bayern Munichu kishin nisur shkëndijat e para: Gerard Pique kishte folur për ‘vendime’ që duhen marrë pas përfundimit të sezonit. Këto deklarata e kishin prekur trajnerin Tito Vilanova. Sot, e përditshmja spanjolle ‘Punto Pelota’ ka dhënë detaje tjera për raportin e ftohur në mes të mbrojtësit spanjoll dhe trajnerit katalanas. Pique, së bashku me Fabregas e Messi, duket se janë vënë hapur kundër Vilanovas. Motiv i tensioneve është lënia jashtë formacionit bazë e vazhdueshme e Cesc Fabregas. Gjatë verës pritet të shihet se çfarë ‘vendimesh’ apo ndryshimesh do të bëhen tek Barcelona.