Kosova luan me Brazilin?
Kosova mund të luajë me Brazilin në turneun e Zvicrës që do të mbahet në fillim të muajit qershor. Po flasim për përfaqësuesen U-21 të vendit tonë, e cila do të marrë pjesë në këtë turne, ku pjesëmarrës janë edhe tri përfaqësuese tjera të kësaj grupmoshe, në mesin e tyre edhe Brazili.Lajmin për gazetën “Sport Plus” e ka konfirmuar sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu.Sipas tij, në turne do të marrin pjesë edhe Përfaqësuesja e Ganës e Egjiptit. Në anën tjetër, përzgjedhësi i U-21 të Kosovës, Rafet Prekazi prej sot ka nisur grumbullimin me lojtarët që luajnë në Kosovë. Nuk përjashtohet mundësia që në këtë turne, ai të ftojë edhe lojtarë jashtë Kosovës.