Neymar ka kohë që po lidhet me një transferim në Camp Nou dhe pritet që të shkojë në Barcelonë për të përfunduar detajet kontraktuale me të përfunduar Kupa e Konfederatave.
Dhe, duket se është vet sulmuesi brazilian ai që ka ndërmarrë hapa shtesë për të shtyrë veten drejt një transferimi në Evropë.
“Neymar na ka thënë se dëshiron të nënshkruajë për Barcelonën. Ka propozime tjera, por ai e preferon Barcelonën. Nuk ka ofertë zyrtare nga Real Madridi për të, por ne e dimë se kjo ofertë e jashtëzakonshme do të vijë”, ka theksuar Odilio Rodrigues për SER Sports.
Kontrata e Neymarit me Santosin skadon në qershor të vititi 2014.
