Presidenti i klubit mbretëror ka dërguar dy përfaqësues të klubit në Brazil për të arritur një marrëveshje me sulmuesin brazilian. Flitet se ai është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro për të, që do të ishte shumë më e madhe se ajo që është paguar për Cristiano Ronaldon.
Perez është i gatshëm të japë kaq para për të sepse e di që djaloshi i ri është magnet për media dhe do t’i sillte shumë të ardhura klubit. Ai për momentin ka 11 marrëveshje reklamuese me kompani të mëdha, si Unilever, Red Bull, Panasonic, Nike, Banco Santander etj.
Në vitin 2012, Neymar u zgjedh lojtari i pestë në botë që fiton më së shumti, me 20 milionë euro në vit, pas Lionel Messit, Cristiano Ronaldos, David Beckhamit dhe Samuel Eto’os, sipas magazinës France Football.
Sidoqoftë, situata e këtij lojtari është shumë e komplikuar. Kartoni i tij është i ndarë mes Santosit i cili ka 10%, Grupo Sonda që ka 40% dhe babait të tij që ka 50%. Duket qartë se babai i lojtarët mund të jetë faktor deciziv për këtë marrëveshje
