Elefanti e parasheh fitoren e Dortmundit(Video)

Borussia Dortmundi do ta fitojë Ligën e Kampionëve. Ky të paktën është parashikimi i një elefanti në një kopsht zoologjik në Leipzig të Gjermanisë, tri ditë para finales së madhe të Ligës së Kampionëve ndaj Bayern Munichut. Elefanti i quajtur Baru, e qëlloi dy herë portën e gjigantit bavarez dhe një herë atë të klubit verdh e zi, që nënkupton se parashikoi fitore prej 2:1 për Borussian, shkruan uebfaqja gjermane sport.de. Së fundmi, elefanti tjetër në Gjermani, Nelly, e kishte parashikuar finalen e Bayern Munichut prej 2:1. Sido që të jetë, mbetet të shihet se cili do të jetë fituesi, në finalen e Wembleyt, që do të zhvillohet të shtunën mbrëma.