Abidal: Do largohem pasi nuk më duan





Eric Abidal do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit. Vet futbollisti francez nuk e ka përjashtuar një mundësi të tillë, pasi skuadra nuk i ka ofruar rinovimin e kontrates. Ish përfaqësuesit francez i skadon kontrata me Barcelonen në fund të këtij sezoni . “Nëse nuk më thërrasin ende, duke e pasur parasysh se jemi në fund të sezonit, do të thotë se nuk duan që unë të vazhdoj me këtë klub”, deklaroi Abidal për të përditshmen spanjolle Marca. Abidal u kthye muaj më parë pasi e kishte bërë transplantimin e mëlçisë. Ai pati dy ndërhyrje kirurgjike, në luftë kundër kancerit në mëlçi.