Ndërhyrje e frikshme e serbit Kolarov

Futbollisti serb Aleksandar Kolarov ka qenë protagonist i një ndërhyrjeje brutale, në ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Manchester Cityt dhe West Bromwich Albion, të cilën e fituan vendësit falë golit të shënuar nga sulmuesi boshnjak, Edin Dzeko.
Përfaqësuesi serb, në minutën e 25-të e ngriti këmbën lartë, duke e goditur në kokë futbollistin kundërshtar Gabriel Tamas, por që çuditërisht gjyqtari i dha vetëm karton të verdhë.
Kolarov e goditi në kokë Tamasin, të cilin më pas i rrodhi gjaku.