Jeta e Messi-t së shpejti në një film
Jeta e Lionel Messit do të bëhet film. Sipas mediave spanjolle produksioni ‘Epic Pictures Group’ është duke e përgatitur një film të stilit ‘Rocky’ – një film që kishte protagonist aktorin Sylvester Stallone – për ta përshkruar jetën dhe historinë e futbollistit më të mirë në botë, i cili është pjesë e Barcelonës. Produksioni i lartpërmendur i ka blerë të drejtat e librit: “Messi, historia e djaloshit që u shndërrua në një legjendë”, shkruar nga Luca Caioli. Produksioni do që ta nxjerrë premierën e filmit në hapjen e Botërorit të Brazilit, që do të mbahet vitin e ardhshëm. Luca Caioli e shiti librin si një biografi e lojtarit, por në realitet nuk bëhet fjalë për një biografi të autorizuar. Familja Messi gjithmonë ka insistuar se nuk mund të konsiderohet kjo si një biografi e vlefshme për Leon. Sipas ‘Variety.com’ tematika e filmit do të përqendrohet në jetën e një të riu të turpshëm dhe modest, i cili i kalon limitet fizike, për t’u bërë njëri prej futbollistëve më të mirë në histori të këtij sporti.
