Shqipëria e mrekullive, e 43-ta në botë





Kombëtarja shqiptare vazhdon të bëjë mrekulli, duke thyer rekorde të njëpasnjëshme. Muajin e kaluar, Kuqezinjtë e bënë arritjen më të madhe në renditjen e FIFA-s, duke përfunduar në pozitën e 48-të.
Por, kjo nuk ishte e tëra. Në renditjen më të re të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, e cila është publikuar sot, ekipi i Gianni De Biasit gjendet në pozitën e 43-të, një rekord absolut ky, i pa arritur ndonjëherë më parë.
Shqipëria ka përparuar për pesë pozita dhe ka 640 pikë, përpara Paraguait dhe pas Republikës së Koresë. Sa i përket renditjes së përgjithshme, në Top 10 nuk pati ndonjë ndryshim. /Fish Media/
Renditja e FIFA-s
1. Spanja 1538 pikë
2. Gjermania 1428
3. Argjentina 1296
4. Kroacia 1191
5. Portugalia 1163
6. Kolumbia 1154
7. Anglia 1135
8. Italia 1117
9. Holanda 1093
10. Ekuadori 1058
———————–
43. Shqipëria 640