Policia turke nderhyn ashper ndaj futbollisteve turk U14

Polemika në qytetin Kutahya për mënyrat që përdorën forcat e rendit pas sherrit të ndodhur me Under14 të Ikitellispor dhe Bursa Yolspor. Policia përdori sprej me përbërës spec djegëst dhe shkopinj gome kundër fëmijëve me fanellë të kaltër gjatë përpjekjeve për të vënë rregull në fushën e lojës, pas protestave të ashpra të këtyre të fundit kundër gjyqtarit të ndeshjes.
Imazhet tregojnë fëmijët-futbollistë mes dhembjeve ndërsa disa prej tyre u transportuan edhe në spital për ndihmë më të specializuar.