Barcelona sipas te gjitha gjasave është përcaktuar definitivisht për të zëvëndësuesin e Victor Valdes. Portieri i ri gjerman, Marc Andre Ter Stegen është portieri që Barcelona do ta transferoj në verë.
Sipas mediave spanjolle, portieri i Borussia Monchengladbach do të transferohet në verë pasi që Barcelona e sheh atë si pasues ideal të Valdes.
Portieri 21 vjeçar gjerman vlerësohet si një nga talentët më të mëdhenjë në botë në portë ndërsa në Gjermani krahasohet me Manuel Neuer. Barca thuhet se nuk e ka problem të paguaj klauzolën e tij ndërsa një gjë e tillë pritet të ndodhë në verë. Ne video mund ti shihni disa nga pritjet e tij me te mira.