Tifozët e Levski Sofia e kanë ‘kallur’ stadiumin, pas fitores 1:0 ndaj liderit të ligës bullgare, Ludogorets. Tifozët e klubit nga kryeqyteti bullgar ndezën fishekzjarrë, duke e dhuruar një atmosferë të jashtëzakonshme dhe një spektakël në tribuna. Natyrisht, këto gjëra nuk janë të lejuara dhe Levski mund të gjobitet për veprimin e bërë nga tifozët e këtij klubit.