Rivalët e përbetuar, Pep Guardiola dhe Jose Mourinho, do të përballen sërish me njëri-tjetrin, kësaj radhe në Superkupën evropiane.
Trajneri spanjoll do ta drejtojë Bayern Munichun nga sezonin i ardhshëm, ndërsa trajneri portugez sipas të gjitha gjasave do ta marrë timonin e Chelseat.
Trajneri spanjoll do ta drejtojë Bayern Munichun nga sezonin i ardhshëm, ndërsa trajneri portugez sipas të gjitha gjasave do ta marrë timonin e Chelseat.
Fituesi i Ligës së Kampionëve (Bayern Munich) do të luajë ndaj fituesit të Europa League (Chelsea) më 30 gusht në Eden Arena të Pragës, në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e UEFA-s.
Kjo do të thotë se ndeshja e parë zyrtare e dy trajnerëve, të cilët rivalizonin njëri-tjetrin kur drejtonin Barcelonën dhe Real Madridin, do të jetë pikërisht përballë njëri-tjetrit.
