Real Madrid – Atletico Madrid statistikat

-->


Derbi i Madridit njihet si një nga sfidat më të nxehta jo vetëm në Spanjë por edhe në Europë. Reali është skuadra dominuese në këtë përballje pasi statistikat tregojnë që në 152 ndeshje kampionati los blankos kanë 85 fitore ndaj 35 të rojiblankos. 32 janë sfidat e mbyllura në barazim. Fitorja e fundit e Atleticos në derbi është në sezonin 99-00 kur fitonte pikërisht në “Bernabeu” me rezultatin 3-1. Por në tetë ndeshjet e fundit në kampionat rojibloncos njohin vetëm humbje në derbi, madje nuk fitojnë prej 25 sfidash radhazi dhe në finalen e sotme frymëzimin e kërkojnë nga ky turne. Derbi i Madridit vjen për të pestën herë në finalen e Kupës së Mbretit, ku dominimi flet për ngjyrën bardhekuqe të kryeqytetit, pasi Atletiko ka fituar tre finale ndaj një të Real Madrid. Për më tepër 8 nga 9 fitoret në Kupën e Mbretit të Atletikos janë siguruar pikërisht në “Bernabeu”, dhe ndoshta ky është një ogur i mirë. Në finalen e fundit ndërmjet tyre në 1992, Atletico triumfoi falë golave të Futre dhe Shuster, e pikërisht aty skuadra e Simeone kërkon frymëzimin. Në historinë e tij ky derbi regjistron edhe një përballje në Kupën e Kampioneve në sezonin 1959-1960, pasi Real vinte me statusin e kampionit të Europës ndërsa Atletiko si vendi i dytë në kampionat pas Realit. Los Blankos do të kalonin në gjysmëfinale Atleticon për të ngritur më pas kupën. Ashtu si në kampionat goleadori i Realit në kupë është Ronaldo me 6 gola, ndërsa në krahun tjetër është Diego Costa me 7 gola duke lënë pas Falcaon me vetëm dy gola të shënuar.