Çfarë goli i jashtëzakonshëm i Riquelmes

Edhe pse është 34 vjeç Roman Riquelme vazhdon të jetë një prej futbollistëve më të dashur dhe më spektakolarë në Argjentinë. Në çerekfinalet e Copa Libertadores, ai i dha suksesin skuadrës së tij Boca Juniors me një supergol përballë kampionëve të Botës, Corinthians. Ndeshja përfundoi në barazim 1-1, ndërsa Riquelme vinte në këtë takim pas një dëmtimi të gjatë.