Disa mendojnë se Neymar mund të bëhet më i mirë se Lionel Messi dhe disa të tjerë e konsiderojnë futbollist shumë të mirë, por jo një fenomen. Ndeshja e natës së shkuar, e vlefshme për Copa do Brasil (e përfunduar 0-0) i jep të drejtë këtyre të fundit. Gjatë sfidës kundër Joinville, sulmuesi brazilian i Santosit e ka bërë një gafë që lojtarëve të kalibrit të tij nuk i falet. Teksa ishte brenda zone dhe në një pozicion shumë të mirë për të shënuar, Neymar e huq topin të tërin dhe ky rast shkon në pa kthim.