Pensionohet David Beckham
David Beckham ka vendosur të thotë ‘Boll Ma’. Mesfushori anglez, i lindur në vitin 1975, i cili ishte pjesë e Paris Saint Germainit në këta gjashtë muajt e fundit, ka vendosur të pensionohet pas 20 vjetësh karrierë, gjatë së cilave ka veshur fanellat e Manchester United, Preston North End, Real Madrid, Los Angeles Galaxy, Milan e Paris Saint-Germain. Beckham është futbollisti i vetëm anglez në histori që ka fituar tituj në katër vende të ndryshme. Ai e ka veshur fanellën e Anglisë, me të cilën ka debutuar në vitin 1996, duke luajtur në 115 ndeshje, ndërsa ka realizuar 17 gola