Bayern tashmë skuadra më e pasur me 860 milion $
Skuadra fituese e Champions League është vlerësuar nga kompania britanike “Brand Finance” si më e çmuara. Kampioni i Gjermanisë dhe i Europës, Bayern Munche, pas triumfit të fundit në Europë, është ngjitur në vendin e parë në listën e ekipeve më të pasura. Vlera e gjigantit bavarez, i cili ka hequr nga vendi i parë skuadrën e Manchester United, është vlerësuar me 860 milionë dollarë. Në vendin e dytë renditen United, i cili vlen 837 milionë dollarë, i treti Real Madridi (621 milionë dollarë), ndërsa e katërta është Barcelona (572 milionë). Në rënditje vazhdohet me Chelsea, Arsenal, Liverpool, Manchester City, Milan dhe Borussia Dortmund. Siç shikohet, në top-listën prej 10 skuadrave, është vetëm një skuadër italiane.
