Era e fortë e shkoq portën nga vendi





Ndeshja e zhvilluar ndërmjet Levanger dhe Kristiansund, në kuadër të Kupës së Norvegjisë, është ndërprerë për një kohë, pasi që era e fortë e ka bartur portën. Konstruksioni i portës nuk ka qenë i fiksuar në fushë, prandaj era e ka bartur portën për disa metra, duke i rrezikuar edhe personat që ishin aty afër. Kjo ngjarje është komentuar jashtëzakonisht shumë nga mediat norvegjeze.