Inter drejt Spanjës për merkato yjesh
Sipas La Gazzetta dello Sport, drejtuesit e Interit kanë udhëtuar në Spanjë për të kërkuar dy lojtarë të Barcelonës dhe një të Real Madridit. Inter është i interesuar për mesfushorin kroat Luca Modric, i cili nuk e ka vendin e sigurt te Reali sezonin e ardhshëm. Nga Barcelona, Inter dëshiron të transferoj Martin Montoyan dhe Marc Bartra. Ndërkohë, Inter dhe Barcelona mund të bisedojnë edhe për portierin Samir Handaniviç, i cili shihet si pasardhës i Victor Valdes