Guardiola mundet, Mourinho s'mundet





Kompania e njohur e pijeve, Pepsi, ka filluar një fushatë interesante në Amerikën Latine. Pepsi ka shfrytëzuar vizitën e Pep Guardiolës në Argjentinë për të nisur pikërisht atje fushatën.
"Mou NO, Pep SI" quhet fushata e re e Pepsit. Kjo fushatë thuhet se është bërë pikërisht kundër Jose Mourinhos dhe pro Pep Guardiolës. Një zyrtar i kompanisë ka thënë se Guardiola është trajneri më popullor në botë dhe ata e shohin si revulucionarin më të madh në futboll.
Në fakt zbërthimi i motos ka të bëjë me dy kuptime, Mourinho nuk mundet, Pep mundet, fjala është të bëjë revulucion. Kjo fushatë është kritikuar nga disa media portugeze, spanjolle si dhe nga zyrtarë të UEFA-s.